Zgjedhjet. Duka, Vata apo Halili presidenti i ri?

www.albania-sport.com - Pas një muaji fushatë elektorale sportive mediatike, Armando Duka, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe dy sfidantët e tij, Refik Halili, presidenti i Tiranës, klubit me më shumë trofe në Shqipëri dhe Rudi Vata, ish-kapiteni më jetëgjatë i Kombëtares e një prej agjentëve me të suksesshëm shqiptarë të FIFA-s, do të jenë ballë për ballë për të fituar votat 65 delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, punimet e së cilës do të zhvillohen më 9 mars në hotel “Adriatik” në Durrës. Armando Duka është në detyrën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit prej 8 vitesh. Në vitin 2002 ekonomisti 48-vjeçar mposhti rivalin e atëhershëm Mehdi Bushati (një ish-futbollist e zyrtar karriere) e në vitin 2006, Salvador Kaçajn (një ish-futbollist) e Edmond Haxhiajn (biznesmen), ndërsa në vitin 2010, rivalët e tij janë Rudi Vata (një ish-futbollist) dhe Refik Halili (një biznesmen).
FUSHATA
Fushata (politike) e tre kandidatëve, herë veç e veç dhe herë bashkë në një duel më të ngushtë aleatësh “Vata-Halili vs. Duka”, ka qenë e shoqëruar me akuza (Vata-Halili) e kundërpërgjigje (Duka), në kërkim të fronit presidencial të futbollit shqiptar të të gjitha niveleve. Të tre kandidatët kanë paraqitur platformat e tyre presidenciale për katër vitet e ardhshme për qeverisjen e topkëmbës, të cilat priten të marrin vlerësimet (me vota) të delegatëve të Asamblesë, ndërkohë që në votim është dhe një listë kandidatësh për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, ku spikasin përveç “komitetit të vjetër” edhe sfidues të tillë si Sulejman Starova (menaxhon fushatën e Refik Halilit) dhe Fatbardh Jera (anëtar i shtabit të Rudi Vatës).
AKUZAT
Gjithsesi, akuzat kundër presidentit aktual, në kërkim të mandatit të tretë të tij, nuk munguan gjatë fushatës. Në një dalje të përbashkët para gazetarëve, Refik Halili, dy rivalët e Armand Dukës për kreun e futbollit shqiptar i kanë kërkuar këtij të fundit rregulla të barabarta gare. Njëkohësisht kanë bërë të ditur një skandal, sipas tyre, që “Shoqata e Futbollit Amator”, e cila ka propozuar kandidatë për postet drejtuese të FSHF-së, por edhe është dominuar me të drejtën e 8 delegatëve me të drejtë vote në Asamblenë e 9 marsit, nuk figuron e regjistruar në gjykatë, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Çka e bën këtë shoqatë inekzistente për të bërë propozime dhe për të pasur 8 vota, aq sa zona ka në tërë Shqipërinë. Synimi kryesor i ish-kapitenit të Kombëtares dhe agjentit të njohur të FIFA-s është “përmirësimi i marrëdhënieve federatë shtet pushtet lokal” dhe “përmirësimi i infrastrukturës dhe i futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”.
ARMANDO DUKA
Kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, është një kandidat që mbështetet nga 24 klube të niveleve të ndryshme të kampionateve të futbollit shqiptar dhe dy shoqatave, ajo e Arbitrave Shqiptarë të Futbollit dhe Trajnerëve Shqiptarë të Futbollit. Duka ka publikuar dhe objektivat katër vjeçare të tij, 2010-2014, ku spikasin “përhapja dhe masivizimi i futbollit, dyfishimi i numrit të ekipeve dhe të pjesëmarrësve, dyfishimin e buxhetit aktual për futbollin amator, shtimi i zonave të futbollit amator nga 8 në 12, por dhe organizmi pë herë të parë të veprimtarive të futbollit për moshat mbi 35 vjeç”. Projektet më madhorë të FSHF-të projekteve të Armando Dukës janë dhe “kompletimi me fusha të standardeve optimale të klubeve të Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë, kompletimin me sisteme ndriçimi tërë stadiumet e Kategorisë Superiore”.
RUDI VATA
Rudi Vata, një nga dy kandidatët anti-Duka, në fushatën e yij ka përcjellë një mesazh, që sipas ish-kapitenit të Kombëtares është “i vërtetë dhe i sinqertë”. “Tetë vite në drejtim, për cilindo njeri të kësaj bote, janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, çfarë ndryshimi mund të sjellë” - thotë Vata. “Gjithmonë kam luajtur pastër dhe ndershëm. Është në natyrën dhe karakterin tim. Fushata ime e deritanishme, besoj se ka qenë e suksesshme Kam kontaktuar me shumë drejtues klubesh dhe me personalitet të futbollit tonë, të cilët më kanë dhënë mbështetjen e tyre”, - thekson Vata, 41 vjeç, një njohës i shkëlqyer i futbollit shqiptar (kampion me Dinamon e lojtar i Tiranës, 59 ndeshje me Kombëtaren) dhe me një karrierë si lojtar që fillon nga viti 1987 e që përfundon me varjen e “këpucëve në gozhdë” pas 18 vitesh të futbollit të luajtur, në vitin 2005, kur ai ishte 35 vjeç. “Jam një njeri që e kam lidhur jetën totalisht me futbollin. Janë gati 23 vjet rresht që bota ime dhe interesat e mia lidhen vetëm me të. Dua ta ritheksoj se si kapiteni më jetëgjatë i kombëtares kuqezi, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, që do ta shohë këtë sport të mos lëngojë pafundësisht, që t'i japim fund tranzicionit të tij, vendosa të investoj personalisht dhe me një staf timin profesionistësh të vërtetë në këtë fushë, në zgjedhjet për organet drejtuese të FSHF-së. Projekti im është i qartë dhe i kuptueshëm dhe për këtë kam vetëdije të plotë se do të funksionojë.
REFIK HALILI
Presidenti karizmatik i Tiranës, klubit që numëron 24 kampionate të fituara, 13 kupa të Shqipërisë, 9 Superkupa, biznesmeni Refik Halili, është kandidatura e tretë zyrtare për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. 50-vjeçari financon prej gjashtë vjetësh klubin më të pasur financiarisht në Shqipëri, duke fituar katër tituj kampionë nga viti 2003. Me një platformë të ideuar nga ish-sekretari i FSHF-së, Sulejman Starova një fushatë të menaxhuar nga ky i fundit, Halili beson se nëse bën aleancë edhe me kandidatin Rudi Vata mund t’i japë fund presidencës 8-vjeçare të Armando Dukës. Në të gjitha daljet publike të tij, si përmes televizioneve të ndryshme ashtu dhe shtypit të shkruar, Halili nuk i ka kursyer akuzat ndaj Dukës, ndërkohë që qëndrimi i tij ndaj Vatës ka qenë prej një aleati virtual e natyral. “Ne dhe Vata jemi 1, pasi luftojmë për të njëjtën kauzë, atë të largimit të Dukës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nëse do të nevojitet do të bëjmë aleanca për të mirën e futbollit shqiptar”. “Jemi të bindur se alternativa jonë është më e mira, ajo që do t’i jap një imazh më futbollit në Shqipëri”, - shton Starova, një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me FIFA-n dhe UEFA-n. Refik Halili ka bërë akuza publike ndaj Armando Dukës, të cilat kulmuan me tenderin e ndriçimit të stadiumeve. Duka dhe Halili ndodhen në një konflikt gjyqësor midis tyre. Edhe pse Refik Halili dhe Rudi Vata kanë dalë si kandidatë më vete, madje fushata e tyre ka qenë krejtësisht e veçuar nga njëri-tjetri, nuk e kanë fshehur aspak një aleancë të tyre në raundin e dytë të votimeve, gjithmonë nëse votimi shkon në balotazh. “Me Halilin ndajmë të njëjtat ide në lidhje me futbollin dhe drejtimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. E shoh si një partner të rëndësishëm. Në fillim të javës tjetër do të bashkëbisedojmë për të unifikuar mendimet e për të dalë edhe në një vendim përfundimtar, ku si mundësi ekziston edhe dalja me një kandidaturë të përbashkët.
Propozimet për kandidat
për president të FSHF-së
Armand Duka
KF Skënderbeu
KF Kastrioti
KF Gramozi
FK Laçi
KF Skrapari
KF Bilisht Sport
KF Gramshi
KF Ada
KF Burreli
KF Turbina
KF Sopoti
KF Fieri
KF Erzeni
KF Korabi
KF Adriatik Mamurras
KF Butrinti
KF Naftëtari
KF Domosdova
KF Këlcyra
KF Maliqi
KF Pojani
KF Poliçani
KF Tomori
KF Vlora
Shoqata e Arbitrave Shqiptarë të Futbollit
Shoqata e Trajnerëve Shqiptarë të Futbollit
Rudi VATA
KF Bylis
Refik HALILI
KF Tirana
Propozimet për anëtar
të Komitetit Ekzekutiv
Lutfi NURI
Bujar KASMI
Skënder HYKA
Artan HAJDARI
Arben BICI
Muhedin TARGAJ
Arben DERVISHAJ
Sulejman STAROVA
Apostol GOCI
Abdyl KURIU
Kreshnik ÇIPI
Pjerin FUSHAJ
Ridvan KULLI
Tomorr SEFA
Artan SHYTI
Flamur BIME
Qazim SEJDINI
Gjergji THAKA
Medin ZHEGA
Alban ALIKO
Bardhyl MINXHOZI
Alfred ZIJAI
Fatos HOXHA
Erogen BRAJOVIÇ (VASO)
Fatbardh JERA
Edmond HAXHIA
Lista e 65 delegatëve me të drejte vote
Dinamo Besnik Sula
Besa Nexhat Bizhdili
Apolonia Koço Kokëdhima
Tirana Riza Hicka
Skënderbeu Agim Zeqo
Flamurtari Shpëtim Gjika
Teuta Edmond Hasanbelliu
Kastrioti Artan Djala
Vllaznia Valter Fushaj
Gramozi Adriatik Braçe
Laçi Pashk Laska
Shkumbini Ilir Rrushi
Skrapari Dashnor Naço
Memaliaj Pëllumb Bodeci
Bilishti Spartak Meraku
Gramshi Kujtim Baholli
Ballshi Besnik Kapllanaj
Partizani Paro Laçi
Lezha Marash Cali
Dajti Albert Bana
Ada Alfred Pjetri
Burreli Murat Koliqi
Cërriku Gentian Gjoka
Lushnja Albert Sanxhaku
Gjirokastra Flamur Bime
Pogradeci Artan Shkëmbi
Elbasani Qazim Sejdini
Librazhdi Jovan Gugu
Çlirimi Harilla Mile
Egnatia Adriatik Leka
Erzeni Fundim Dollaku
Iliria Fatmir Sala
Korabi Sokol Muho
Luzi Lavdërim Lushaj
Mamurras Ded Ndreca
Naftëtari Artur Kurti
Olimpiku Kujtim Beqiri
Përparimi Hasan Halili
Sukthi (nuk voton)
Tërbuni Bujar Mehja
Veleçiku Ramadan Likaj
Albpetrol Bardhi Meli
Butrinti Emiljano Zaro
Delvina Dhimitraq Janku
Domosdova Artur Topi
Himara Pano Koka
Kelcyra Astrit Caushi
Maliqi Gëzim Topçiu
Përmeti Llazar Thanasi
Pojani Trifon Meraku
Poliçani Vladimir Dashi
Tepelena Roland Gaba
Tomori Pëllumb Berberi
Vlora Agron Haxhiraj
Mjekësia Profit Canaj
Arbitrat Prek Pjetrushi
Trajnerët Vladimir Ajazi
Minifutbolli Alfred Zijai
Zona 1 Tiaranë Gani Xhafa
Zona 2 Lezhë Engjëll Pjetrushi
Zona 3 Durrës Mikel Furxhi
Zona 4 Elbasan Ilirjan Yshmeri
Zona 5 Lushnjë Saimir Malko
Zona 6 Shkodër Armand Cungu
Zona 7 Gjirokastër Xhavit Kacorri
Zona 8 Korçë Bardhi Çekiçi
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 08 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili