E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres zjarr ne qender te qytetit

Flakët kanë shkrumbuar një banesë afër ish-kinema “Iliria” në qendër të qytetit të Durrësit.

Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale pasi sipas  policisë së qytetit bregdetar, në banesë fatmirësisht nuk banonte asnjë person.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët duke ndalur përparimi e tyre në drejtim të banesave të tjera aty afër, mes të cilave ndodhej edhe shtëpia e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›