Durres zonat e permbytura drejt normalitetit
Durresi porti detar ish-Keneta Shijaku Hamallajt Sukthi Plazhi Gjepalajt Xhafzotajt Katundi Ri Juba dhe zonat e tjera te prekura nga permbytjet i jane kthyer nga dje normalitetit nderkohe qe repartet policore repartet ushtarake te qarkut deputetet e PD-se jane gjendur ne vendin ku rrezikoheshin argjinaturat ne Hidrovor Shijak Sukth Spitalle etj. Durresi prej 2 ditesh perjetoi nje situate aspak normale duke shkaktuar pezullim te levizjes se mjeteve dhe njerezve ne qytet por edhe linjave urbane me komunat e qarkut.
Zonat me te prekura
Me e prekur gjate oreve te para te mengjesit ka qene zona e Plazhit ku qindra shtepi jane permbytur nga shirat si pasoje e bllokimit te kanaleve kulluese dhe mosfunksionimit te tyre. Situata e rende sinjalizohet edhe ne zonen e Spitalles apo edhe ne zonen e ish-Kenetes ku zona eshte pjeserisht nen uje. Nderkohe qe shume lagje te qytetit bregdetar jane permbytur uji ka hyre ne dyqane ne katet e para ne oborre te shume banesave duke shkaktuar edhe deme te konsiderueshme. Kanalet kulluese prane zonave periferike jane bllokuar nga ndertimet e kryera mbi to por edhe si pasoje e mospastrimit nder vite duke shkaktuar nje situate problematike disa here qe qyteti perfshihet nga shiu. E gjithe kjo situate e cila po perseritet per here te dyte brenda nje jave ka si pergjegjes strukturat e pushtetit lokal te cilat nuk kane marre asnje mase per pastrimin e kanaleve te ujerave te larta te cilat kane vershuar ne shtepite e banoreve te cileve nuk u eshte dhene asnje ndihme konkrete pas demeve qe po u shkaktohen ne banesat e tyre. Aksi kombetar Plepa ndash Kavaje eshte bllokuar per dy ore dje. Kjo pasi balta dhe pellgjet e ujit jane derdhur ne rruge prej kodres se Shkembit te Kavajes aq sa lokalet pergjate bregdetit jane mbushur me uje dhe demet jane te konsiderueshme. Aksi Durres ndash Shijak u bllokua per me shume se dy ore pasi ne vendin e quajtur Kodra e Rrashbullit ujerat jo vetem qe bllokuan rrugen por permbyten edhe nenstacionin elektrik te Rrashbullit duke e nxjerre jashte funksionit e duke bere edhe nderprerjen e dritave. Ne unazen e Plazhit tek Rrethrrotullimi i Shkozetit qe lidhet me autostraden Tirane ndash Durres kalimi u bllokua ndersa me dhjetera shtepi ne kete zone jane te permbytura. Rruget e brendshme te Durresit u bllokuan ndersa makinat u fiken ne rruge.
Porti rinis aktivitetin normal
Pas nje situate te renduar dje edhe porti detar me i madhi ne vend iu rikthye normalitetit kalatat nisen perpunimin e anijeve te mallrave tragetet erdhen rregullisht ne oraret e tyre peshkarexhat nisen ankorimin dhe daljen ne det. Nje urdher nga Drejtoria e Pergjithshme Detare drejtuar te gjitha anijeve dhe trageteve u eshte komunikuar te marrin masa te shpejta per te shmangur katastrofa te mundshme. Drejtori Aurel Bylykbashi tha per standard se tragetet e kane pasur te pamundur ankorimin dhe eshte dashur nderhyrja e rimorkiatoreve per tu ankoruar pas eres se fuqishme te shoqeruar me reshje te forta shiu por gjithcka shkoi drejt normalizimit. Nga porti detar behet e ditur se aktiviteti tregtar u pezullua teresisht ne nje situate te tille ku fuqia e detit shkonte 7 deri ne 8 balle por gjithcka nga dje u rikthye ne normalitet. Shiu i panderprere ka pezulluar perpunimin e anijeve te mallrave ne port duke pezulluar totalisht punen ne sektorin e ngarkim-shkarkimit. Te njejtat burime theksojne se hambaret e anijeve tregtare nuk jane hapur dje per shkak te shiut qe vazhdon te bjere pa pushim. E diela ka qene e qete puna ne port dhe kalata ishte normalizuar kurse Autoriteti Portual Drejtoria e Detare dhe institucionet e tjera nisen marrjen e masave per rehabilitimin e infrastruktures se demtuar.
Demet ne Durres keshilli bashkiak akordon 100 milion
Rreth 600 shtepi llogariten te demtuara rende nga permbytjet e diteve te fundit ne qytetin e Fushe-Krujes. Sipas shefit te Shtabit te Emergjences prefektit te Qarkut Genci Alizoti situata eshte vene nen kontroll nderkohe qe ka nisur edhe shperndarja e ndihmave. Zyrtarisht jane evakuuar 4 familje ne Derven te Krujes te cilat ishin te rrezikuara per shkak te rreshqitjeve masive te dheut nderkohe qe shume familje te tjera jane sistemuar vete te te afermit duke lene nga nje banor ne shtepite qe ndodhen nen uje. Ne qytetin e Durresit 1000 shtepi jane te permbytura ndonese bilanci eshte ende i pambyllur. Keshilli Bashkiak i Durresit ka akorduar nje fond prej 100 milion lekesh per zgjidhjen e situates ne zonat e permbytura ne Shkozet dhe Plazh. Fondi eshte miratuar me iniciativen e keshilltareve te LSI dhe PD. Nderkohe kryebashkiaku Dako deklaroi se ka qene ne terren atje ku nevojat jane te medha. Permbytjet ne Shkozet e Plazh jane krijuar perpos faktoreve natyrore dhe mosfunksionimit disa oresh te hidrovorit edhe nga mosmirembajtja e kolektoreve.
Vlore situate e renduar ne Vjose permbyten banesa
Vjosa ka dale nga shtrati dhe ashtu sic vetem ajo mund te ece me shpejtesi ka permbytur disa zona te Vlores. Niveli i ujit ka qene i larte edhe pse reshjet kane pushuar. Ne oret e para te mengjesit u bllokuan tre kilometra rruge ne aksin qe lidh Selenicen me Vloren. Per pasoje vendi i quajtur Qafa e Malit u permbyt duke e bere aksin te pakalueshem. Pas kesaj rrjedha e Vjoses preku zonen e Novoseles. Aty jane permbytur me dhjetera banesa te cilat jane ndertuar ne buze te bregut te lumit dhe qindra hektare toke. Fshati Bishan eshte prekur ne pjesen periferike te tij ne afersi te varrezave te fshatit dhe jane permbytur disa hektar toka. Situata ne fakt ka qene e parashikuar deri ne kete nivel permbytjeje dhe fatmiresisht banoret e zones se bregut te lumit ne Novosele kane braktisur me pare shtepite. Po ashtu nuk ka pasur deme as ne gje te gjalle. Uji ka mbuluar vetem toka bujqesore ritual i perhershem i Vjoses. Ndertimi dhe forcimi i argjinaturave ne shume pjese te tij ka mbrojtur zonat ne vijederdhje te lumit dhe situata eshte ne kontroll. Shtabi i Emergjences ka qene ne gatishmeri te plote. Saktesohet se rreziku me i madh ka kaluar pasi edhe prurjet e Vjoses jane ne renie qe ne pjesen fillestare te tij. Situata sinoptike ne rrethin e Vlores eshte mjaft e mire cka ka sherbyer ne favor te zonave qe rrezikonin permbytjet.