Forca te shumta per tu ardhur ne ndihme zonave te permbytura

Policia dhe ushtria i pergjigjen ne kohe cdo kerkese per ndihme te cdo banori qe ndodhet ne zonat e permbytura
Te gjendura perballe situates se krijuar per shkak te reshjeve te shumta te diteve te fundit ne qarkun e Shkodres strukturat e Policise se Shtetit jane angazhuar maksimalisht per perballimin e kesaj situate duke vendosur 650 forca policore. Sipas policise jane marre masat si ne drejtimin e dhenies ndihme banoreve te zonave te permbytura evakuimit te tyre apo ne rastet e nevojshme edhe transportit te bazes ushqimore e te gjese se gjalle ashtu edhe per menaxhimin e fluksit te levizjes ne akset rrugore dhe garantimin e sigurise publike. Forca te shumta policore ne bashkepunim me forcat e ushtrise per te bere nje menaxhim sa me te mire te kesaj situate dhe pergjigjen ne kohe te cdo kerkese per ndihme te cdo banori qe ndodhet ne zonat e permbytura jane vene ne dispozicion te cdo kerkese per ndihme. Vetem pergjate harkut kohor te kater diteve strukturat e Policise se Shtetit kane evidentuar dhe jane vene ne veprim per gjithsej 387 kerkesa per ndihme nga familjare te zonave te permbytura te cileve u eshte dhene menjehere ndihma e nevojshme. Kerkesat kryesisht kane qene per te bere per evakuimin e tyre per trajtimin mjekesor apo per sigurimin e bazes ushqimore ndihma te cilat nuk kane vonuar qe tu vijne. Nder kerkesat per ndihme nga banoret e zonave te permbytura kane pasur me shume prioritet rastet e personave te semure te te miturve dhe te moshuarve ku vetem gjate dites se djeshme jane evidentuar 37 nderhyrje te tilla. Te shtunen sipas policise jane evakuuar dhe akomoduar ne qendrat e akomodimit rreth 35 femije te mitur si dhe ne dy raste jane derguar prane ambienteve spitalore nje e moshuar nga komuna Dajc dhe nje grua e re shtatzene nga lagja Xhabie e cila eshte derguar prane maternitetit Shkoder per lindje. Ne deklaraten e Policise se Shtetit thuhet Deri tani sherbimet e policise ne terren ne bashkepunim me forcat e ushtrise dhe strukturat e pushtetit vendor jane angazhuar direkt ne evakuimin e gjithsej te 11.960 shtetasve apo 2.850 familjeve si dhe 14.646 krereve bageti. Veprimet e strukturave te Policise se Shtetit kryesisht kane qene me te perqendruara dhe me intensive ne zonat qe jane edhe me problematiket si ne fshatrat e komunes Dajc ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te komunes Bushat ne fshatrat e komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te komunes Guri i Zi ne fshatrat Cas Pulaj e Rec te komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze Liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit. Per te shmangur cdo problem te gjitha zonat e permbytura jane mbuluar me efektiva policie te cilet tashme jane te atashuar prane komunave dhe ne fshatrat me problematike me sherbim 24 ore pa nderprerje.
Forca te policise ne terren
- 650 forca policore
- 3 helikoptere te Policise se Shtetit
- 10 kamione per transport
- 76 automjete te tjera te llojeve te ndryshme
- si dhe 14 mjete lundruese