E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,burg pa afat 4 zyrtarëve të bashkisë

"Burg pa afat" është masa e sigurisë e dhënë nga gjykata e shkallës së parë Durrës për katër zyrtarët e administratës së bashkisë, të arrestuar nën akuzën e korrupsionit si dhe shpërdorim detyre.Bëhet fjalë për ish shefin e policisë bashkiake Rexhep Bulkun, kryetarin e njësisë numër 4 Luan Shaba, inspektorin e njësisë numër 4, Lutfi Dervishi, ish-polic bashkikak, Bashkim Maloku si dhe Feta Mataj sekser.Trupi gjykues i kryesuar nga Markeljan Koca, ka pranuar kërkesën e prokurorit Arjan Ndoja, duke i lënë në burg.Ndërsa avokatët e të pandehurve Gramoz Lika si dhe Qazim Gjoni, kanë kërkuar gjykatës që të mos merren si prova ligjore përgjimet telefonike.Seanca e verifikimit të kushteve të sigurisë ndaj pesë të pandehurve është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa lejuar praninë e mediave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›