E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i kërkon Ramës projektin e Unazës së Madhe

Unaza e Madhe e Tiranës ka qenë sërish në qendër të sulmeve që kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar kreut të bashkisë së Tiranës njëherësh kryetarit të PS-së, Edi Rama. Pas përurimit të një rruge në Paskuqan, lideri i maxhorances Sali berisha i ka kërkuar kryebashkiakut dorëzimin e projektit të Unazes së Madhe, pasi qeveria është e gatshme të investojë për përfundimin e këtij projekti. "Garantoj qyetarët e Tiranës së do doja të prisja shiritin e inagurimit të Unazës së Madhe. Por Rama para inetresit të qytetarëve vendos sedrën e tij të sëmurë dhe nuk na i dorëzon projektin", u shpreh Berisha.Edhe njëherë tjetër kur nga zgjedhjet na ndajnë rreth 3 muaj, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para banorëve të Paskuqanit se alternativa demokrate është ajo e premtimeve të mbajtura përballë një opozite që kërkon të mashtrojë qytetarët. Në Paskuqan , kryeministri Sali Berisha përuroi fillimin e punimeve të Unazes së Paskuqanit me gjatësi 6 km si dhe përfundimin e rrugës kryesore në këtë zonë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›