E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi bëhet gati për sezonin, operatorët: Presim turistët e parë në fillim të marsit

Durrësi po bëhet gatin për nisjen e sezonit të ri turistik. Në ditët në vijim pritet ardhja e turisteve të parë gjermanë dhe austriakë, të cilët hapin zyrtarisht sezonin  e vitit 2026.

Blerim Norja thotë se në muajin mars dhe prill ka nje numër prej afro 2200 turistë gjermanë që kanë rezervuar në hotelin që ai menaxhon, ndërsa në muajt në vazhdim ka një tipologji tjetër turistësh.

Edhe rezervimet janë më mirë këtë vit, krahasuar me 2025-en

Sezoni turistik është zgjatur me kalimin e viteve në qytetin e Durrësit,  por synimi I operatorëve është që Durrësi të ketë një sezon që nis në fillim të marsit dhe përfundon në fund të muajit nëntor, pra të zgjasë 9 muaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›