Durrësi nis numërimin, Sako dhe Cara "kokë me kokë" me vota
Hapet kutia e parë në Bashkinë Durrës ku ka dalë një rezultat i ngushtë. “Kokë më kokë” janë dy kandidatët Emiriana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara i koalicionit Bashkë Fitojmë.
Sako numëron 54.07%, ose 146 vota kundrejt 45.93%, ose 124 vota të Carës. Një rezultat i ngushtë që në kutinë e parë teksa mbeten të numërohen edhe 341 kuti të tjera.

Kandidatja e Partisë Socialiste kërkon një mandat tjetër në krye të qytetit bregdetar, me shumë premtime e projekte që kanë nisur siç është Porti i ri i Durrësit, Lungomarja, lagjet e reja të rindërtimit e shumë të tjera.
Ndërkohë, Igli Cara kërkon votat e qytetarëve të tij për të marrë drejtimin e Dyrrahut pas vitesh nën qeverisjen e socialistëve. Ish-deputet dhe ish-kryetar i Degës së PD atje, edhe Igli Cara ka një popullaritet mjaft të lartë mes durrsakëve.
Lexo edhe: Trekëndëshi Vlorë, Berat e Mallakastër, ja cilët kandidatë kryesojnë
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
