E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi nxjerr urdhër në 3 të mëngjesit: Të vazhdojë numërimi në çdo qendër, PA NDËRPRERJE! Kush nuk e përballon, të zëvendësohet

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka nxjerr një urdhër në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, teksa ora shënon 03.30 minuta, dhe u kërkon të gjitha qendrave të votimit që të vazhdojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të votave.

Gjithashtu, KZAZ-ve u kërkohet që të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit, në rast se ndonjë prej tyre nuk e përballon dot, apo nuk pranon të vazhdojë procesin pa ndalim deri në shpalljen e rezultatit final.

"KZAZ-të të zhvillojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për kryetar të bashkisë dhe të këshillit bashkiak në mënyrë të pandërprerë. KZAZ të marrin masa për zëvendësimin në kohë të anëtarëve të grupeve të numërimit nëse është rasti", thuhet ndër të tjera në urdhër.

Urdhri i nxjerr nga komisioneri Ilirjan Celibashi

"KZAZ-të të plotësojnë dhe të administrojnë në mënyrë të saktë tabelat e rezultatit dhe çdo dokument tjetër zgjedhor, si dhe t’i përcjellin ato në KQZ nëpërmjet sistemit përkatës të transmetimit të të dhënave. KZAZ-të sigurojnë kushtet që çdo votë që numërohet dhe vlerësohet, të vëzhgohet nëpërmjet teknologjisë mbështetëse", vijon urdhri i kreut të KQZ.

Procesi i numërimit të votave ka nisur pothuajse në të gjithë territorin e vendit, përveç Malësisë së Madhe, Kavajës dhe Divjakës, ndërsa arsyeja nuk dihet. Deri tani, mbi 50 bashki kryesohen nga kandidatët e Partisë Socialiste.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›