Delvina i beson PS edhe për 4 vite, kandidati i ri i socialistëve merr besimin e qytetarëve
Besmir Veli do të jetë kryebashiaku i ri i Delvinës. Numërimi i votave ka përfunduar pas mesante dhe me një epërsi të dukshme, ai ka arritur të marrë besimin e banorëve për të drejtuar për katër vitet e ardhshme Bashkinë e Delvinës.
Më parë, kjo zonë drejtohej nga Malinda Qilimi, e cila u zgjodh kryetare e Bashkisë Delvinë në lokalet e qershorit 2019.
Nuk dihet nëse ajo nuk ka preferuar të kandidojë sërish apo Partia Socialiste nuk ia ka dhënë besimin për ta përfaqësuar edhe në një mandat tjetër, ndaj më 14 Maji garoi me Besmir Velin.
Rezultati për Bashkinë Delvinë, edhe përse sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ janë numëruar 21 nga 22 qendra votimi, është si më poshtë:
- Ilir Mezan Mehmeti Bashkë Fitojmë 1,713 vota
- Besmir Nexhip Veli Partia Socialiste e Shqipërisë 2,868 vota

Lexo edhe: Trekëndëshi Vlorë, Berat e Mallakastër, ja cilët kandidatë kryesojnë
Lexo edhe: PËRMBYSJE në Peqin, Belsh e Libohovë, socialistët kthejnë REZULTATIN dhe nisin shkëputjen
Lexo edhe: PD-ja e Alibeajt kryeson në Finiq, e vetmja bashki ku kandidati i saj renditet i pari
Lexo edhe: Epërsia e kandidatit të Alibeajt zgjat pak, PS del forcë e parë në Finiq! Pjerin Ndreu rimerr Lezhën
Lexo edhe: Tetë bashkitë e para të fituara nga Partia Socialiste
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
