Durresi pa thertore bagetite priten ne rruge
26/11/2010Mishi shitet ne kioska te pershtatura pa asnje kontroll veterinar. Bashkia merr taksat
DURRES- Qyteti i Durresit vazhdon te kete probleme serioze lidhur me cilesine e mishit qe tregtohet ne shume pika shitje per shkak te mungeses se kushteve me minimale. Prej disa vitesh sherbimi kontrollit ka kaluar nga DBU-te ne bashki e komuna te cilet kane ne organike jo vetem veteriner por edhe persona te cilet mbledhin taksen e tarifave te ndryshme.
Mish ne rruge
Thuajse te gjitha dyqanet e mishit jane kthyer ne thertore dhe shitesi detyrohet te beje edhe punen e kasapit ndersa nuk ka asnje kontroll nese ky mish duhet te konsumohet apo jo. Durresi ka laborator te analizave per mishin bulmetin pijet ujin etj dhe te certifikuar nga nderkombetaret. Por vetem nje pjese e tregtareve te rregullt dhe supermarketeve deshmojne interesim ne kete drejtim. Pergjithesisht mishin qe tregtohet ne disa kioska e dyqane te pershtatura nuk kontrollohet nga veterineri. Mungesa e ujit te pijshem ne lokale ku theren bagetite berja therjeve te sforcuara per shkaqe te ndryshme mungesa e kontrollit veteriner dhe mosvulosja e mishit per konsum jane fenomene qe ndeshen cdo dite ne kete qytet me mbi 200 mije banore. Mishi por jo vetem ai shiten ne pluhur e balte ne diell te forte e ne mjedise aspak higjienike ndersa popullata eshte e detyruar ta konsumoje. Ne baze te rregullave veterinere asnje therje normale nuk mund te realizohet nese nuk eshte kryer parakontrolli veprim qe nuk ndodh asnjehere ne kete kategori tregtimi. Por edhe ne rastet kur mishi pritet ne fshat apo diku tjeter larg syve te bleresve transporti kryhet ne thase apo mbi karroceri e ne bagazhe. Tre vite me pare Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit kishte projektuar investimet per ndertimin e 40 thertoreve moderne nderkohe qe eshte deklaruar asokohe se kredia ne 10 milione euro do te afrohej nga Banka Boterore. Durresi eshte nder rrethet me konsumin nder me te lartat ne vend te mishin e peshkut. Sipas disa statistikave jozyrtare thuhet se cdo vit ne Durres tregtohet 12-13 mije ton mish dhe se qytetari konsumon 20-23 kg mish dhe peshk ne nje vit. Nje treg i tille e ben me se te domosdoshme rregullimin e tregut te therjes se bagetive por edhe te tregtimit te mishit.
Tarifat ne thertore
Bashkia ne baze te deklarimeve te saj ka bere te ditur se ka percaktuar dhe afishuar te gjitha tarifat. Keshtu tarifa per leje sanitare-veterinare per miratim ndertimi thertore eshte 1 mije leke. Po aq tarifa per te vene ne funksionim thertoren ndersa per transportin e mishin me frigorifer bashkia perfiton 1500 leke ne cdo rast. Vec tyre pushteti vendor perfiton 50 leke per koke gjedhi e derri te therur dhe 20 leke per krere dhie e dele. Nga ana tjeter ne baze edhe te vendimeve te ministrise se linjes pushteti lokal qe mbikeqyr kete lloj tregu shume te ndjeshem per shendetin e popullates veterineri detyrohet te beje kontrollin e bagetise para therjes perkundrejt detyrimit qe ka shitesi per 20-100 leke si tarife ndersa certifikata veterinare kushton nga 50 leke deri ne 1000 leke. Bashkia ne Durres deri me tani e ka pasur te pamundur per te disiplinuar tregun e shitjes se mishit dhe vendin e prerjes se bagetive. Madje vet tregtaret e mishit ne disa pika skajore nuk kane dijeni qe ka nje inspektorat per kontrollin e mishit apo edhe nje sektor ne pushtetin lokal qe mbledh tarifat.