Durrësi pret sot Albania Dance Meeting Festival 2010

Durrës, 1 maj, NOA - Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan (Albania Dance Meeting Festival 2010), që do të zhvillohet gjatë muajit maj të këtij viti do të sjellë në Durrës kompani teatrore nga tetë vende të ndryshme të botës.
Kjo veprimtari, që do të startojë më 1 maj, për të përfunduar më 28 maj, në këtë edicion jubilar do të ketë një pjesëmarrje shumë më të gjerë se sa vitet e kaluara dhe para publikut durrsak dhe kryeqytetas do të performojnë grupe të njohura dhe të vlerësuara në festivale ndërkombëtare të kërcimit.
Pjesa më e madhe kompanive të huaja vijnë në këtë eveniment me prodhimet e viteve 2009-2010 dhe gjatë këtij edicioni do të shfaqen edhe premiera absolute të disa shfaqjeve.
Festivali, që ka krijuar një traditë të përvitshme tashmë, synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme. Ky eveniment mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe nga Bashkia e Durrësit.
Në katër edicionet e para, spektaklet nga vende të ndryshme të botës shfaqeshin brenda një jave, ndërsa edicioni i pestë do të zgjasë një muaj dhe, në programin e publikuar tashmë, shfaqjet në Durrës dhe Tiranë do të jepen kryesisht të mërkurave dhe në fundjavë, duke krijuar kushte më të mira për shikuesit dhe për interpretuesit e trupave pjesëmarrëse. Trupa teatrore amerikane The Neta Dance Company dhe koreografja Ursula Eagly do të jenë për herë të parë në vendin tonë me dy shfaqje të veçanta, duke sjellë përvojën e përtej Atlantikut në këtë zhanërr të kërcimit teatror.
Sipas Gjergj Prevazit, drejtori artistik i festivalit, në programin e muajit të dancit janë parashikuar shfaqjet e trupës së koreografit hungarez Ferenc Feher, kompania RytmBa nga Suedia, kompania Linga nga Zvicra, etj.
Në programin e këtij edicioni, që do të vazhdojë gjatë gjithë muajit maj të këtij viti, janë pjesëmarrës nëntë kompani teatrore nga SHBA, Suedia, Zvicra, Franca, Spanja, Shqipëria dhe Hungaria.
Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan është një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik për të cilën nuk ka ende një veprimtari të ngjashme. Ai ka nisur në vitin 2006 dhe deri tani në skenën e teatrove të Durrësit dhe Tiranës janë përballur artistikisht trupa dhe kompani teatrore nga Kosova, Maqedonia, Suedia, Hollanda, Turqia, Italia, Kroacia, Shqipëria, Izraeli, Hungaria, Sllovenia, Zvicra, Greqia, etj.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")