Bono, takim me Obamën për Afrikën

Lideri i grupit U2, Bono është pritur në një takim nga presidenti amerikan Barack Obama.
Lajmin e ka bërë të ditur ONE, organizata humanitare tek e cila Bono aderon, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas burimeve, në qendër të takimit ka qenë lufta kundër varfërisë në Afrikë, në kuadër të samiteve të ardhshme të G8 dhe G20 që do të mbahen në Kanada.