Durrës,vritet 30-vjeçari pas sherrit për muzikën

Një 30 vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në fshatin Hamallaj të Durrësit, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për volumin e lartë të muzikës që vinte nga një rulotë. Viktima është Marenglenc Jahoelezi, 30 vjeç, nga Tirana, ndërsa autor 53 vjeçari Zyhdi Dushku, banues në fshatin Hamallaj. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Hamallajt, 30 km në veri të Durrësit, ku viktima dhe autori i krimit administronin nga një kioskë-rulot ambulante si bar-restorant. Sipas policisë grindjet mes viktimës dhe vrasësit kishin nisur dy ditë më parë, kur ata ishin zënë për shkak të volumit të lartë të radios në lokalin e 53 vjeçarit Dushku.
Grindja mes viktimës Jahoelezi dhe miqve të tij ka rifilluar dje në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa rreth mesnatës Zihni Dushku ka qëlluar ndaj tyre me armë automatike. 30 vjeçari është nisur menjëhërë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, por nuk ka mundur t'u rezistojë plagëve të marra, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale një automatik prodhim kinez, një krehër me 18 fishekë, si dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Rreth dy orë pas krimit, në pranga është vënë edhe autori i vrasjes Zyhdi Dushku.
Ai do të hetohet për veprat penale të "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje" të armëve dhe municioneve luftarake.