Shkolla e Magjistraturës, nis "gara" për 8 gjyqtarë dhe 4 prokurorë
Shkolla e magjistraturës për këtë do të veshë me pelerinën e zezë 8 gjyqtarë dhe 4 prokurorë. Ditën e hënë në këtë shkollë ka nisur regjistrimi i studentëve të cilët kanë përfunduar Fakultetin e Juridikut dhe tashmë do të marrin profilin për gjyqtarë dhe prokurorë. Me kërkesë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe me vendim të po këtij këshilli është kërkuar që këtë vit të dalin nga shkolla e magjistraturës 8 gjyqtarë. Arsyeja është shtimi i numrit të gjyqtarëve në të gjithë vendin. Të gjitha këto janë bërë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë edhe nga Prokuroria e Përgjithshme është kërkuar që këtë vit shkolla e magjistraturës të pranojë katër studentë për profilin e prokurorit. Kështu që ditën e hënë kanë nisur regjistrimet dhe gjithashtu kanë mbërritur edhe kërkesat e para të studentëve. Sipas burimeve nga shkolla e magjistraturës priten që këtë vit të ketë një dyndje të kërkesave, një nga arsyet është edhe akreditimi i universiteteve private duke bërë sjellë edhe kërkesa nga studentë të këtyre universiteteve. Kështu për çdo student që ka përfunduar shkollën e juridikut duhet të paraqesë të gjitha dokumentacionin në shkollën e magjistaturës nga ora 08:30 deri në 15:30. Këto kërkesa do të pranohen deri në datën 4 shtator ku edhe mbyllet regjistrimi. Ndërsa në datën 14 shtator të gjithë kandidatët do të paraqiten për konkursin ku 12 prej tyre do të fitojnë të dejtën për t'u bërë gjyqtar dhe prokurorë.