E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/zjarr afer fshatit Rubjeke

Forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët e një zjarri me përmasa të mëdha që ka rënë sot pasdite në Rubjekë, rreth 20 km larg Durrësit.

Zjarri është konstatuar nga banorët rreth orës 14:00, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Sipas informacioneve, flakët kanë djegur disa dynymë me shkurre dhe i janë drejtuar pyllit, në afërsi të fshatit, që bën pjesë në komunën e Maminasit.

Përveç mjeteve zjarrfikëse të Durrësit dhe të portit detar, në vendngjarje po punojnë edhe fshatarë të zonës.

Deri tani nuk rrezikohen banesa të fshatit, por lëvizja e mjeteve zjarrfikëse vështirësohet për shkak të mungesës së rrugëve të përshtatshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›