E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet ndjeshem numri i automjeteve qe hyjne ne doganen e Durresit

Pas hyrjes në fuqi te taksimit zero të tarifës se importit, në doganën e Durrësit është rritur ndjeshem numri i automjeteve që kanë hyrë ne vendin tone. Drejtori i doganes së Durrësit Jaçe Hysolli, sqaron se heqja e tarifës së importit për automjetet ka bërë që cdo ditë të kalojnë nga dogana e durrësit mbi 100 mjete.

Sipas kryedoganierit të doganë të Durrësit ndryshimi është përshëndetur nga qytetarët, pasi pagesat për të importuar një automjet nga vendet e Bashkimit Europian janë shumë të favorshme krahasuar me skemën e mëparshme. Sipas ligjit të ri , cdo shtetas që do të importojë një automjet, do të paguajë në doganë vetëm 20% të vlerës së automjetit.

Heqja e tarifës së importit për automjetet pritet të sjellë ndryshime pozitive financiare për qytetarët shqiptarë, duke i lehtesuar nga barra fiskale. Amnistia fiskale per te gjithe mjetet qe jane futur para periudhes 31 dhjetor 2010 ka rritur jo vetem numrin e zhdoganimeve te mjeteve por edhe te ardhurat financiare në doganën e Durrësit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›