E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosha 70 vjec, Pensionistët: Duam referendum

TIRANE-Partia e Pensionistëve është shprehur dje, përmes kryetarit Selami Jenishehri, se është e indinjuar për vendimin e bërë publik nga kryeministri për rritjen e moshës së pensionit deri në 70 vjeç. Pensionistët paralajmërojnë se do ta çojnë çështjen deri në referendum popullor, në rast se kjo miratohet me vendim qeverie. “Partia e Pensionistëve është e indinjuar për një vendim të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit në 70 vjeç. Ne do të reagojmë ashpër kundër këtij vendimi kur ai të miratohet në qeveri, duke kërkuar deri edhe organizimin e një referendumi”, - u shpreh Jenishehri. Ai e ka lidhur këtë histori edhe me çështjen e zgjedhjeve të 8 majit. “Ne ndihemi të diskriminuar, pasi edhe Kolegji Zgjedhor nuk pranon të zbardhë vendimin e tij për ankesën tonë të korrikut 2011, për mbi 800 votat e futura në kutitë e votimit dhe për KQZ-në që nuk na jep vendimin e saj për këtë gjë. Nëse do të ndodhte kjo, do të kishte përsëritje të zgjedhjeve”, - u shpreh Jenishehri në një prononcim për shtyp.

Nga ana e tyre, edhe deputetë të opozitës janë shprehur kundër rritjes së moshës së pensionit deri në 70 vjeç. Deputeti socialist, Erjon Braçe ka thënë se, “nëse kjo bëhet realitet, shqiptarët do të përfitojnë pagesë pensioni në gati gjysmën e viteve që fiton çdo evropian”.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar, se shumë shpejt qeveria do të ndryshojë moshën e daljes në pension. Ai sinjalizoi se mosha e daljes në pension me reformën e re do të bëhet 70 vjeç. Sipas Berishës, “mosha 65 vjeç është caktuar kur Shqipëria ishte e superfosfateve, dhe tani jetëgjatësia shkon në 78 vjeç”. “

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›