E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dushan Reliq Ndarja e Kosoves eshte zgjidhja me e mire per te gjithe

Deutsche Welle Gjendja ne veri te Kosoves vazhdon te mbetet e tendosur nderkohe qe deri tani nuk eshte gjetur ndonje propozim me te cilin jane dakord te gjitha palet. A ekziston ndonje zgjidhje per veriun e Kosoves me te cilen do te mund te ishin te kenaqura Kosova bashkesia nderkombetare srbet dhe Serbia

Dushan Reliq Kjo varet nga propozimet e lidereve te ketyre dy paleve qe duhet te paraqesin para elektoratit te tyre. Serbia per nje kohe te gjate po sinjalizon se eshte e gatshme per nje lloj pazari - qe te njohin pavaresine e Kosoves si shkembim per nje pjese territori. Kjo zgjidhje nenkupton qe veriu i Kosoves i cili ende veten e konsideron si pjese te shtetit te Serbise te mbetet ne Serbi. Ndersa Beogradi do te pranonte qe pjesa tjeter e Kosoves te behet shtet i pavarur ose ti bashkohet ndonje asociacioni me Shqiperine ne nje territor te zgjeruar shqitpar. Modeli territor per njohjen e pavaresise eshte nje model te cilin Beogradi po e ofron ne menyre diskrete per nje kohe te gjate. Por kohet e fundit ka pasur sinjale te qarta edhe nga Qeveria e Kosoves dhe institucionet e ketij vendi se do te pranonin kete zgjidhje.

Per cfare sinjalesh e keni fjalen

Dushan Reliq Dy fakte jane qe qojne ne kete konkludim. Nje ish - koordinatori i Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore Erhard Busek ne intervistat e fundit disa here ka deklaruar se ndarja e Kosoves do te ishte zgjidhja me racionale. Busekun e njoh mire dhe e di qe si politikan i matur dhe me pervoje te gjate gjera te tilla nuk flet ne qofte se me pare nuk ka marre pelqimin e te pakten nje pjese te udheheqesise ne Prishtine per te leshuar ne opinion nje ide te tille. Argumenti tjeter per mua eshte deklarata e kongresmenit amerikan nga Kalifornia Dana Rohrbacher i cili per vite te tera ka mbeshtetur me vendosmeri qendrimet shqiptare ne Kosove. Ne nje koment ne Wall Street Journal ai ka paraqitur idene se ndarja e Kosoves do te ishte zgjidhja me e thjeshte e cila do te sillte nje stabilitet afatgjate.

Edhe une mendoj se ndarja eshte zgjidhja me e mire. Kjo eshte ne interesin e bashkesise nderkombetare per shkak te shpenzimeve te medha qe jepen per trupat nderkombetare dhe ndermjetesimet politike si dhe per shkak te mundesise se shtrirjes se konflikteve nga Kosva ne vendet tjera. Ndarja e Kosoves do te kushtonte me se paku - si bashkesine nderkombetare ashtu edhe palet e prekura.

Deutsche Welle Por ndarja e Kosoves me siguri qe do te hapte edhe mundesine e ndarjes se vendeve tjera ne rajon sic jane Bosnje-Hercegovina Maqedonia dhe jugu i Serbise ku shqiptaret perbejne shumicen...

Dushan Reliq Mendoj se ndarja e Kosoves do te kishte nje influence minimale ne Bosnje-Hercegovine. Beogradi dhe Zagrebi kahere e kane bere te qarte se e njohin pavaresine e Bosnje-Hercegovines dhe se ne asnje menyre nuk duan te cenojne integritetin e saj territorial. Ne favor te ketij pohimi shkon edhe nje argument tjeter shume i fuqishem Kroacia eshte ne prag te anetaresimit ne BE ndersa Serbia eshte tejet e interesuar per anetaresim. Dallimi ne zhvillimin ekonomik te Bosnje - Hercegovines ne krahasim me Serbine dhe Kroacine eshte aq i madh sa qe mbikqyrja e ndonje pjese te Bosnje-Hercegovines prej Serbise dhe Kroacise do te kushtonte teper. Nuk duhet harruar edhe nje fakt tjeter ne mesin e ketyre popujve ende ekziston nje lloj afersie kulturore dhe gjuhesore. Keto bashkesi etnike kerkojne forcimin e identitetit te tyre por ende perdorin nje gjuhe te perbashket. Mua nuk me kutjohet per shembull qe Izetbegoviqi Tugjmani dhe Millosheviqi ne bisedimet e tyre kane pasur nevoje per ndonje pekthyes.

Deutsche Welle shte e vertete qe mes popujve me origjine sllave - serbeve kroateve dhe bosnjakeve - ekzistojne ngjashmeri te shumta. Por jo edhe mes shqiptareve dhe bashkesive tjera etnike ne Serbi dhe Maqedoni. Shume analiste jane te mendimit se pas ndarjes eventuale te Kosoves shqiptaret do te kerkonin ndarjen e nje pjese te Serbise dhe Maqedonise

Dushan Reliq Raporti i shqiptareve me grupet etnike sllave eshte krejt tjeter gjuha nuk eshte e njejte nderkohe qe ekzistojne edhe dallime te medha kulturore. Ne fund te fundit mes Serbise dhe shqiptareve ekziston edhe nje konflikt i gjate gati nje shekull per kufijte mes ketyre dy bashkesive etnike. Ju keni te drejte kur shtroni pyetjen per Maqedonine sepse atje ekziston nje tendence e fuqishme e shqiptareve per bashkim me shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi. Per kete ekzistojne edhe studime empirike sic eshte hulumtimi i fundit i Galupit ku thuhet se mbi 80 e shqiptareve ne Kosove rreth 70 e shqiptareve ne Maqedoni dhe rreth 55 e shqiptareve ne Shqiperi angazhohen per krijimin e nje shteti unik shqiptar. Keto te dhena deshmojne se tek nje pjese e madhe e popullates shqiptare dhe udheheqesve te tyre ekziston deshira dhe vullneti per krijimin e nje shteti te perbashket. Keto tendenca do te behen realitet brenda 5-10 vitet e ardhshme perkunder frikes se madhe qe tani ekziston tek bashkesia nderkombetare ne radhe te pare tek qarqet politike ne perendim.

Deutsche Welle Ndarja e Kosoves me siguri qe nuk do te nxiste edhe shqiptaret e Lugines se Presheves qe te kerkojne ndarje nga Serbia dhe bashkim me Kosoven. Sa reale eshte kjo kerkese

Dushan Reliq Edhe ketu ekzistojne mendime te ndryshme. Sipas nje mendimi pasi qe ne pjeset qendrore te Kosoves jetojne rreth 100.000 serbe sa ka edhe shqiptare ne Luginen e Presheves do te ishte mire qe per shkak te ndertimit te raporteve te mira fqinjesore te ndahen edhe keto territore. Mirepo nje gje e tille eshte shume veshtire te realizohet. Une mendoj se do te ishte mire qe ata te mbeten atje ku jane tani me qellim qe keto vende te mund te deshmojne se jane ne gjendje te rrespektojne konventat per te drejtat e njeriut demokracine dhe shtetin juridik.

Keto qendrime jane ne kundershtim me qendrimet e Berlinit zyrtar dhe vendeve perendimore. Ato kane kundershtuar ndarjen e Kosoves dhe ndarjen e territoreve tjera ne rajon. Pse Gjermania dhe vendet tjera perendimore do te ndryshonin mendje dhe papritur do te mbeshtesnin coptimet tjera ne Ballkan

Dushan Reliq Per qendrueshmerine e nje politike vendosin fakte dhe raeliteti ne rajon. Mua me kujtohet shume mire qe vendet perendimore e kane mbeshtetur fuqishem ne fillim te viteve 90-te integritetin territorial te RSFJ-se. Pas ndryshimit te fakteve ne rajon ka ndryshuar edhe qendrimi i perendimit. Si te paprekshme per nje kohe te gjate jane trajtuar edhe integriteti territorial i Bosnje-Hercegovines dhe Serbise. Gjerat kane ndryshuar dhe Kosova me ndihmen e perendimit tani eshte ndare nga Serbia. Pra gjerat mund te ndryshojne. Por me rendesi esenciale eshte te thuhet se elitat politike e me vone edhe parlamentet ne Prishtine dhe Beograd mund te arrijne marreveshje per keto gjera shume te ndieshme vetem permes nje politike indiskrete dhe jo permes debateve publike.

Intervisten e zhvilloi Bahri Cani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›