Tragjikomedi greke - Referendumi u anulua po pastaj

Kryeministrit grek Papandreu i shkoi huq llogaria qe beri. Permes referendumit ai donte tu jepte pergjegjesi edhe qytetareve greke te kerkonte miratimin dhe mbeshtetjen e tyre aktive per paketen nderkombetare te shpetimit. Por per shkak se opozita greke ndjek nje kurs te ashper antiqeveritar - dhe madje edhe deputete te partise qeverisese PASOK kane kundershtuar masat e nevojshme te kursimit dhe ato strukturore kryeministri grek u perpoq te nxirrte nga e keqja nje te mire Ai evokoi prioritetin qe ka politika - me kthimin e syve drejtperdrejt tek populli.
Por Papandreu ka harruar qe drejton jo vetem nje vend te zhytur ne borxhe por edhe nje vend te falimentuar. Ne kete rast vlen prioriteti i ekonomise dhe jo ai i politikes. Papandreu shkaktoi pasiguri ne tregje e tek partneret evropiane dhe pesoi fiasko ne minikonferencen e shtypit me kancelaren Merkel dhe presidentin Sarkozy ne Kane. Brenda 48 oresh ai duhej te kthente rruge dhe te linte menjane versionin e referendumit. Ndryshe do te ngrinin te gjitha ndihmat per Greqine.
b
Greqia ka nevoje urgjente per nje konsensus minimal politik mes partive te medha pra PASOK-ut dhe partise Demokracia e Re. Vetem keshtu mund te kene efekt masat vertet te ashpra te kursimit por te nevojshme. Te enjten u dha nje sinjal ne drejtimin e duhur nga partia Demokracia e Re. Kryetari i saj Antonis Samaras beri te ditur se do te mbeshtese ne parlament vendimet e samitit te BE-se te 27 Tetorit pra faljen e pjesshme te borxheve Greqise dhe se madje do te kontribuoje ne nje qeveri provizore.
Tregjet reaguan pozitivisht dhe kryeqytetet evropiane paten shpresa. A do te beje me ne fund edhe djepi i demokracise ate qe kane bere demokraci te tjera moderne si anetaret e tjere me borxhe Irlanda dhe Portugalia Do te bashkepunojne me ne fund edhe ne Athine partite e medha me qellim qe vendi te shpetoje veten me forcat e veta
Euforia ishte disi e parakohshme. U kuptua se Samaras me bashkepunim nenkuptonte doreheqjen e menjehershme te Papandreut krijimin e nje qeverie ekspertesh dhe zgjedhje te reja brenda gjashte javesh. Duket qe Papandreu megjithe tronditjen ne radhet e veta kembengul ne mocionin e votebesimit ne parlament. Pastaj ai synon te bisedoje me Samaras per nje qeveri te koalicionit. Keshtu prape qendrojne ne parlament dy matadoret e politikes greke perballe njeri-tjetrit te papajtueshem. Pa grimen e kompromisit. Sikur te behej fjale per seanca te zakonshme parlamentare sikur te mos behej fjale per te ardhmen e vendit ne eurozone. Po shohim nje tragjedi apo komedi greke Me gjasa te dyja. Dhe aktet qe sjellin te dridhurat vazhdojne.
Autor Spiros Moskovou
Redaktoi Lindita Arapi