E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri grek Jorgos Papandreu luan zaret e fundit

Kryeministri grek Jorgos Papandreu luan zaret e fundit te qendrimit te tij ne timonin e vendit. Duke marre fjalen pak para mesnate ne seancen plenare te parlamentit ku diskutohet votebesimi i kerkuar prej tij ndaj kabinetit te tij tha se eshte i gatshem te filloje bisedimet per nje qeveri provizore dhe se nuk eshte i mberthyer ne karrigen e pushtetit. Do te binte keshtu qeveria si nga qielli shte e pergjegjshme kjo Qendrimi im eshte i kristalte Te fillojne menjehere diskutimet per formimin e nje skeme qeveritare te pranuar nga te gjithe e afte qe tu sherbeje nevojave kombetare ne fazen e veshtire qe kalon vendi dhe pastaj te shkojme ne zgjedhje deklaroi Papandreu.

Kishte paraprire kritika e ashper e kreut te opozites Andonis Samaras i cili i kerkoi te jape doreheqjen dhe te krijohet nje qeveri provizore disajaveshe me ne krye nje figure konsensuale qe do te miratoje marreveshjen e re te kreditimit do ti ktheje vendit normalitetin dhe do ta coje ne zgjedhje te parakohshme. Problemi nuk eshte tashme te evitojme zhvillimet me te keqija por te hedhim hapin e madh perpara dhe te nxjerrim vendin nga ky batak i pabesueshem theksoi Samaras i cili pergenjeshtroi kryeministrin per biseden telefonike duke thene i kerkova te jape doreheqjen dhe jo te bashkeqeverisim. Bildunterschrift Diskutimet ne parlamentin grek Athine 3 nentor

Dita e djeshme ishte padyshim me kritikja ne karrieren politike te kryeministrit grek qe akuzohet se ben akrobacira me vendin ne buze te gremines. Papandreu anashkaloi kerkesen kembengulese te opozites por edhe te deputeteve te tij per doreheqje dhe ne mbledhjen e stuhishme te grupit te tij parlamentar qe pasoi mbledhjen disaoreshe te Keshillit te ministrave u drejtoi apel deputeteve te tij qe ti japin votebesim sonte ne parlament.

Ne e mbajtem vendin ne kembe dhe ne vazhdojme te jemi bastion stabiliteti ne kete vend tha kryeministri grek duke u kerkuar deputeteve qe te vahdojne te rezistojne. Mori fjalen deputetja dhe ministria e tij e Arsimit Ana Dhamantopullu e cila i kerkoi kryeministrit qe ti beje te qarte grupit parlamentar kuadrin e vendosur ne Keshillin e Ministrave qe ishte ai per krijimin e nje qeverie te shpetimit kombetar.

Deputetja Vaso Papandreu duke marre fjalen pas ministrit te Financave dhe nenkryetarit te qeverise Venizellos shprehu dekurajimin e saj per mosdoreheqjen e keshillit te Ministrave duke i thene kryeministrit vendos partine dhe vendin ne peripeci dhe se jemi jashte vendit dhe kohes.Bildunterschrift Diskutimet ne parlamentin grek Athine 3 nentor

I traumatizuar rende ne grupin e tij parlamentar Papandreu ne seancen plenare ne vazhdim ne parlament u perball me kritiken derrmuese te krereve opozitare. Genjen ben shantazh shpif jashte vendit ben populizem brenda vendit qe te mbetet i mbrthyer pas karriges se pushtetit deklaroi kreu i se djathtes Andonis Samaras qe u largua nga salla me gjithe grupin e tij parlamentar. 1.30 Mua kolege te dashur me ka shtangur a thua se nuk eshte ne kete vend a thua se nuk ka pare se jemi bere rezil ne bote deklaroi kryetarja e partise Aleanca Demokratike Dora Bakojani e cila foli per shans te fundit qe vendi te evitoje falimentimin e pakontrollueshem. I jepni nje shprese popullit grek shpetoni Greqine shpetoni Greqine shpetoni Greqine tha tri here Jorgos Karaxhaferis kreu i partise nacionaliste Alarmi Ortodoksi Popullor ne apelin e tij dramatik per konsensus dy protragonisteve Papandreu-Samaras. E majta kerkoi zgjedhje si e vetmja zgjidhje kurse kryetarja e Partise Komuniste Alega Papariga tha se kuvendi aktual nuk legjitimohet qe te ratifikoje marreveshjen e re te kreditimit qe do te vije me nje memorandum te ri.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›