Dushi një muaj jashtë fushës

Gjakovë, 25 gusht - Sulmuesi i Vëllaznimit, Nikollë Dushi, do t'i mungojë skuadrës së paku një muaj. Ai është lënduar të dielën në takim kundër Flamurtarit. "Së paku një muaj nuk do të mund të luaj. I kam lënduar ligamentet e gjurit të djathtë. Të njëjtën këmbë më herët e kam bërë operacion", ka thënë Dushi të martën. Ai edhe stinorin e kaluar pauzoi një kohë të gjatë shkaku i të njëjtit lëndim.