E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti ndahet me Hysin

Prishtinë, 25 gusht - Mbrojtësi Bashkim Ahmeti është larguar nga Hysi pas tre vjetësh të kaluar te kjo skuadër. Ahmeti ka thënë se për shërbimet e tij janë të interesuara disa skuadra të Superligës. "Nuk kam shkuar në dy stërvitjet e fundit dhe përfundimisht do të largohem nga kjo skuadër. Kontrata më ka skaduar dhe nuk do të nënshkruaj më me Hysin. Udhëtimi ka qenë problem për mua. Dëshira ime është të kaloj në ndonjë skuadër të Prishtinës. Zyrtarët e klubit dhe trajneri janë në dijeni që unë nuk do të kthehem dhe nuk do ta vazhdoj kontratën", ka thënë Ahmeti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›