Dy aksidente, dy të vdekur, gjashtë të plagosur

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Mirakë, kur një mjet tip Fuoristradë me targa të Tiranës është përplasur me një mjet tip Benz me targa të Elbasanit.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi Ibrahim Shabani, 38-vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit, Petrit Qosja, 48-vjeç, drejtues i Fuoristradës, S. Qosja, 17-vjeç, E.Kraja, 17-vjeç si dhe F. Bpshnjaku, 17-vjeç, pasagjer tek ky mjet. Gjithashtu, ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Aleksandër Budo, 67-vjeç, drejtues i mjetit tip Benz.
Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes, ku pasi kreu veprimet e para procedurale doli në konkluzion paraprak se shkak i aksidentit është dalja e mjetit me targa TR, në krahun e kundërt të rrugës, mjet i cili udhëtonte nga Tirana për Librazhd. Po vazhdon puna për dokumentimin e aksidentit.
Një tjetër aksident u regjistrua pasditen e shkuar në aksin Korçë-Ersekë, ku një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi kur një automjet ka dalë nga rruga për shkak të lagështisë.
Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Klodian Dauti, 31-vjeç, drejtues i mjetit si dhe është plagosur Hysni Nuredini, 32-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendin e ngjarjes, ku konstatoi paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë. /S.Ll/Start/
2011-12-20 08:29