E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani premton shpërblimin për policinë

Një ditë më parë, Sindikata e Policisë shprehu zhgënjimin e thellë ndaj qeverisë, që sipas saj nuk po i përmbahet vendimeve të miratuara prej saj.

“Edhe Policia e Shtetit si gjithë administrata shqiptare përfshihet brenda një sistemi të caktuar shpërblimesh për fundin e vitit”, theksoi Nishani, gjatë debateve në komisionin e Integrimit.

Ai premtoi se edhe për policinë e shtetit do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. “Sot në policinë e shtetit një punonjës policie merr një rrogë bazë prej 84% më të lartë se çe merrte në vitin 2004”, ka shtuar ai. /Start/

                                                                                             2011-12-20 09:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›