Inter: Debutimi mbetet tabu, vetëm 0-0 në Bolonja
Kjo ishte e katërta sfidë radhazi që skuadra zikaltër nuk ia del ta nisë me fitore kampionatin italian. Kësaj here ka qenë Bolonja që ka marrë një pikë të çmuar në përballjen me kampionët në fuqi. Në “Dall’ara” skuadra e Rafa Benitezit ndesh në një skuadër të organizuar mirë prapa dhe të aftë që herë pas here të shohë drejt portës kundërshtare me sulmet e shpejta të Marko Di Vaios.
Madje vendasit ishin më të saktë në pjesën e parë duke e vënë në vështirësi Interin. Nga ana e tyre zikaltrit u shfaqën të rrezikshëm vetëm dy herë me Militon dhe Shnajderin. Shumë pak për një ekip që në sezonin e kaluar fitoi tre tituj.
Në pjesën e dytë u shfaq një tjetër Inter, duke marrë në dorë frenat e lojës. Por megjithë rastet e krijuara, rezultati mbeti i pazhbllokuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Valeri. Kjo edhe për meritë të portierit Viviano si dhe të tranversës që ndali gjuajtjen e Samuel Etos në minutën e 73-të.
BOLONJA 0 – 0 INTER
Bolonja (4-5-1): Viviano 7.5; Esposito 6.5, Portanova 6.5, Britos 6, Rubin 6.5; Casarini 6.5, Mudingayi 6.5, Ekdal 6.5 (62' Della Rocca 6), Gimenez 6 (68' Meggioriniv), Garics 6 (90' Siligardi); Di Vaio 6. (Lupatelli, Moras, Cherubin, Paponi). Trajner: Magnani
Inter (4-2-3-1): Julio Cesar 6; Zanetti 6, Lucio 5.5, Samuel 6, Chivu 6.5; Mariga 6, Cambiasso 5; Pandev (61' Coutinho), Sneijder 6, Eto'o 5.5; Milito 5.5 (83' Biabiany). (Castellazzi, Cordoba, Materazzi, Santon, Stankovic). Trajner: Benitez
Gjyqtar: Valeri
Kartonë të verdhë: Esposito, Mudingayi, Casarini (B); Sneijder, Mariga (I)