E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në aksin Rrëshen- Kalimash, plagosen 2

Dy aksidente, por fatmirësisht pa viktima janë shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Rrëshen- Kalimash. Dy të aksidentuarit aktualisht ndodhen të shtruar në spitalin e Rrëshenit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 

RRËSHEN- Dy aksidente, por fatmirësisht pa viktima kanë ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen- Kalimash. Në dalje të tunelit të Thirrës tre automjete me targa të huaja janë përplasur me njëra- tjetrën ku për pasojë një shtetas maqedonas është plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit. Safet Mekiç 40 vjeç, është emri i të plagosurit.

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari është shënuar në fshatin Klos të komunës Fan. Një kamion i tonazhit të rëndë ka aksidentuar 28 vjeçarin Nikolin Prenga i cili pas frakturave si pasoje e përplasjes ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Rrëshenit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›