E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Ka ende punë për forcimin e shtetit ligjor

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar se ka ende punë për të bërë për të forcuar shtetin ligjor në vend. Këtë deklaratë presidenti Topi e ka bërë gjatë një ceremonie ku ai ishte i ftuar për iftar me rastin e muajit të Ramazanit. 

SHKODËR- Nga Shkodra presidenti i Republikës Bamir Topi, bën thirrje për forcimin më tej të shtetit ligjor. Ndërsa vlerëson forcat e rendit, kreu i shtetit kërkon rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve dhe më shumë vëmendje ndaj të varfërve.
“Ne si shoqëri kemi arritur shumë disa momente shumë të rëndësishme ne jetën tonë politike, institucionale dhe shoqërore. Sot ne jemi vendi i NATO-s shume shpejt do të jemi vendi i Bashkimit Europian, por pa dyshim krahas këtyre arritjeve na duhet më shumë për të forcuar shtetin ligjor për të forcuar shërbimin ndaj qytetarëve. Institucioneve dhe forcave të rendit i është dashur dhe i duhet që çdo ditë të përballen me krimin për të arritur në vendosjen e shtetit ligjo”- u shpreh Presidenti Topi.
Deklaratat e Topit u bënë gjatë një ceremonie ku ai ishte i ftuar për iftar me rastin e muajit të Ramazanit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›