Korçë- ujërat e zeza në sipërfaqe, rrezik epidemie
Me dhjetëra banorë të fshatit Zape në qytetin e Korçës rrezikohen nga përhapja e epidemisë si rezultat i amortizimit të kanalizimeve të ujërave të zeza. Janë vetë banorët ata që ngrenë shqetesimin e tyre
KORÇË- Rrjeti i amortizuar i sistemit të ujërave të zeza, në fshatin Zape në rrethin e Korçës rrezikon përhapjen masive të epidemive. Çarja e tubave bën që këto ujëra të dalin në sipërfaqe duke rrezikuar shëndetin e më se 100 banorëve. Dhe pse gjendja vazhdon prej disa kohësh të jetë shqetësuese, askush nuk ka ndërhyrë për normalizimin e situatës.
Janë banorët ata që ngrenë shqetësim teksa kërkojnë përmes mikrofonit të televizionit “News24” marrjen sa më të shpejtë të masave. Duke u shprehur se dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe ka sjellë probleme shëndetësore, sidomos tek fëmijët.
Shpesh herë kjo situate është bërë shkak i infeksioneve në lëkurë nga ndotja e mjedisit. Edhe pse u munduam të kontaktonim me autoritetet vendore, askush prej tyre nuk u tregua i gatshëm për të dhënë shpjegime.
Ndërkohë banorët e fshatit Zape, kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërhyhet për përmasimin e kanalizimit të ujërave të zeza, do të dalin në protesta. (a.r/news24/balkanweb)