E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente perplasen 3 automjete

Ndërsa një nxënëse, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën është përplasur rrugës për në shkollë në një fshat të Lezhës, një tjetër aksident që për pak shkaktoi tragjedi ndodhi në autostradën Vlorë -Novoselë në km e saj të parë.

Një automjet i tipit Volsvagen me targa FR 9718 C, duke tentuar parakalimin, i ka prerë rrugën një automjeti tip fugon taksi, i cili udhëtonte me pasagjerë.

Volsvageni është përplasur fillimisht me furgonin, e më pas është përplasur me një automjet tip Volvo.

Drejtuesit e automjeteve të vogla janë dëmtuar, por në spitalin rajonal të Vlorës është dërguar në gjendje të rëndë drejtues i makinës Volsvagen, që sipas të dhënave paraprake është dhe shkaktari i aksidentit, për shkak të parakalimit të keq dhe shpejtësisë së lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›