E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia gjithcka per te inkurajuar biznesin

Shqipëria po bën gjithçka për të inkurajuar biznesin. Ky ishte mesazhi që dha kreu i qeverisë sot në mbrëmje në pritjen e organizuar nga Bordi i Drejtorëve të Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarjeve dhe Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, në mjediset e Pallatit të Brigadave, në Tiranë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje dhe nderim për punën e shkëlqyer dhe suksesin e Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve, sukses i cili ka kontribuar në një ndryshim thelbësor të vendit tonë.

Duke u shprehur se projektet e tyre janë një histori e vërtetë suksesi, Kryeministri Berisha vlerësoi veçanërisht kontributin e Fondit në këshillat tejet të çmuara që ka dhënë për qeveritë shqiptare në përpjekjet e tyre për të ndërtuar këtu tregun e lirë. “Së bashku do të punojmë për reforma dhe projekte që do të bëjnë të mundur suksesin e biznesit në projektet e tij”, tha Kryeministri.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm drejtues e anëtarë të Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vend, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të biznesit, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›