E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana zhvillim te balancuar me zonat perreth diskutohet Plani Urbanistik

Plani Urbanistik i Tiranës është diskutuar sot në një takim të Grupit Strategjik, i cili përbëhet nga përfaqësues të botës akademike me personalitete publike të qytetit të Tiranës dhe Shoqata të ndryshme si ajo e ndërtuesve, shoqata “Tirana”, ajo e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqatat mjedisore.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve të ngritura nga grupi teknik që merret me planin urbanistik siç është analiza e situatës ekzistuese urbane, informacioni i grumbulluar për infrastrukturën ekzistuese si dhe për metodologjinë që do të përdorët në hartimin e këtij plani.

Të pranishmit ishin në një mendje lidhur me domosdoshmërinë e zhvillimit të balancuar të Tiranës me zonat përreth.

Në këtë takim, u prezantua dhe u miratua materiali në formën e detyrës së projektimit që do ti kalohet për miratim Këshillit Bashkiak.

Pas miratimit të këtij materiali dhe me nisjen e artikulimit të ideve të para se si do të projektohet zhvillimi i Tiranës do të nisë edhe procesi i konsultimeve me qytetarët.

Konsultimet e gjëra që do të bëhen për Planin Urbanistik do të jenë në terma konkretë në mënyrë që zëri i qytetarëve të reflektohet në Planin e ri Rregullues të Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›