E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy amerikanë shpikin shkrimtarin e dytë më të mirë shqiptar

Shkrimtari shqiptar Jiri Kajane, ndoshta është gati “të vdesë” në moshën 65-vjeçare, këtë mëngjes pasi të keni marrë në dorë Thë Guradian. Ai pati suksesin më të madh letrar jashtë shtetit sesa në vendlindjen e tij. Regjimi stalinist i Enver Hoxhës nuk ishte vend për shpirtrat e lirë, dhe shkrimtari Jiri Kajane mund ta quajë veten me fat që drama e tij satirike “Nesër pasdite” i kushtoi vetëm largimin nga Ministria e Kulturës. Më 1981 pjesa u luajt një herë në Tiranë. Prej atëherë Kajan u përqendrua te tregimet e shkurtra, që po rrisnin së tepërmi reputacionin e tij si shkrimtar në Perëndim. Shumë pas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, Kajan e shihte pozicionin e tij si shumë të pasigurt për të publikuar veprat e tij në Shqipëri. Në fundin e shekullit të njëzetë ai kishte më shumë famë në Çikago sesa në vendlindjen e tij në Krujë, që shquhet për rezistencën e treguar ndaj otomanëve dhe pushtimeve italiane. Ky ishte një paradoks që i pëlqente autorit.

Tregimet e Kajane-s përfshinin shumë politikën. Dy personazhet më të tipizuar janë: një tregimtar i njohur vetëm si ministri i Sloganeve dhe shoku i tij Leni, që ishte zëvendës shef në hotel “Dajti”. Kundër një sfondi të errët mes kufizimeve në udhëtim dhe në aspekte të tjera, tregimet paraqitnin dy shokët që ndihmonin njëri-tjetrin në mes të problemeve universale të dashurisë, familjes dhe mërzisë. Shumë redaktorë amerikanë i pëlqyen dhe i publikuan ato. Në vitet ‘90 ato u shfaqën në gazeta të rëndësishme, si “Glimmer Train”, “Chicago Review” dhe “Michigan Quarterly Review”. Një pikë kulmore ishte përfshirja në “Shpirti vrasës”, që ishte një antologji e “Vrasës me pagesë”, që u publikua nga shtëpia botuese “Canongate” në vitin 1996 dhe dy vjet më vonë nga “Overlook Press” në New York. Në atë libër tregimet e Kajanës u vendosën përkrah tregimeve të Ian McEwan, Joyce Carol Oates, Patricia Highsmith, Graham Greene dhe Ernest Hemingway. Një përmbledhje e botuar në “Time Out Scotland” e cilësoi Jiri Kajane si shkrimtarin e dytë më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave pas Ismail Kadaresë.

Për herë të parë tregimet e Jiri Kajane i hasa në vitin 1998, kur punoja si redaktor në revistën letrare “Granta”. Ato erdhën me anë të postës te grumbulli i kontributeve ose siç e thërrasim ne “grumbulli i baltës”, të cilat kolegia ime Sophie Harrison i lexon me shumë zell. Shumica e krijimeve që vijnë aty janë nga studentë krijues dhe pjesa më e madh e tyre jetojnë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës priren të kopjojnë Raymond Carver. Por në atë grumbull kishte mjaft raste që mund të gjeje edhe gjera origjinale… dhe në një ditë të tillë vjen Sofia dhe më thotë: hidhi një sy këtyre, janë shumë interesante. Ato ishin vërtet interesante. Vështirë të thuhet pse. Mbaj mend çuditë fjalëpaka të cilat mund të kenë tërhequr botuesit amerikanë që nuk ngurruan t’i botojnë. Shumica e shkrimeve tërheqëse nga Europa Lindore u zhdukën bashkë me Murin e Berlinit. Regjimi stimulues nuk ishte më i pranishëm. Nuk kishte më as polici sekrete. Por Shqipëria nuk ishte Çekosllovaki. Në krahasim dukeshin të largët dhe të mistershëm dhe aty filloi të dëgjohej një zë i ri misterioz… ai ishte Jiri Kajane. Kështu që ne diskutuam për blerjen e një tregimi që të botohej në revistën tonë. Gjithashtu, donim të dinim nëse Kajanë kishte më shumë vepra që t’i botonim si një koleksion. Por na nevojitej që të binim në kontakt me të dhe e vetmja rrugë ishte përmes “përkthyesit” të tij, Kevin Phelan, i cili ishte ai në fakt që na kishte dërguar veprat e mëparshme. Phelan na tha se Kajanë nuk ishte i lehtë për t’u mbërthyer, por që ai vetë mund të kalonte në Londër së shpejti e të fliste me ne. Ai ishte i sigurt se Kajanë-s do t’i pëlqente ideja e botimit të një koleksioni. U organizua një mbledhje, dhe një pasdite ai Kevin Phelan u shfaq në zyrën tonë në Heathrow, si ndalesë pas një udhëtimi nga Nairobi në Washington. Përfundimi tani mund të duket i qartë, por para mbledhjes dukej se do ishte një mision i vështirë. Fotografitë dhe të dhënat biografike të Jiri Kajane-s filluan të shfaqeshin në shënimet e kontribuesve të gazetave më të rëndësishme amerikane. Ne duhej të takoheshim ose të paktën të flisnim me të para se të publikonim veprat e tij, një veprim ky që asnjë nga botuesit e tij, si më parë ashtu dhe më vonë, nuk e kishin bërë. Pas këmbënguljes sonë Kevin Phelan na u rrëfye se Jiri Kajane nuk ekziston. Ai dhe një mik i tij Bill U’Ren e kishin shpikur atë. Ata të dy ishin njohur kur ishin studentë dhe në Universitetin e Los Angeles dhe i bashkonte pasioni për të shkruar, ata ishin krijues të rinj. Kevin Phelan kishte bërë disa udhëtime të shkurtra në Shqipëri, ndërsa Bill U’Ren nuk kishte qenë kurrë në Shqipëri. Si shkrimtarë të rinj ata kuptuan se veprat e tyre tërhiqnin shumë pak vëmendje, megjithëse mënyra e tyre e të shkruarit ishte bashkëkohore. Ndoshta ishin shumë gazmorë për t’u përshtatur me realitetin e komunizmit. Por Shqipëria ndryshoi gjithçka. Ata atëherë shpikën shkrimtarin Jiri Kajane që rrëfehej për Shqipërinë. Zbulimi i Kevin Phelan-it ishte aq depërtues dhe aq shumë tërhoqi vëmendjen e botuesve dhe lexuesve amerikanë, saqë ai dhe Bill U’Ren po siguronin jetën vetëm me botimet e historive të Jiri Kajane. Kevin Phelan në profesion ishte një agjent i FBI-së, dhe në momentin e kthimit nga hetimet për një bombë në Ambasadën Amerikane në Nairobi, që vrau më shumë se 200 vetë, ai krijoi një identitet të ri letrar, për të provuar suksesin në pasionin e tij për letërsinë. Bill U’Ren (sipas Phelan-it) punonte si trajner në përgatitjen psikologjike në një skuadre bejsbolli në San Diego Padres. Lexues, çfarë të bënim thoni ju? Sigurisht që na ra interesi për shkrimtarin “shqiptar” Jiri Kajane sapo mësuam të vërtetën, por filluam të mendonin se a e kishim ne për detyrë që të demaskonim “shkrimtarin e dytë më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, pas Ismail Kadaresë”? dhe t’u tregonim botuesve dhe lexuesve amerikanë se në fakt Jiri Kajane i vërteti janë dy djem amerikanë që shkëmbenin mendime dhe fjali nga Kalifornia? Telefonova redaktoren e revistës amerikane që kishte marrë përsipër të botonte veprat e Kajanës dhe e pyeta nëse mendonte se Kajanë ekzistonte në të vërtet. Ajo më tha “shpresoj që po”. Më pas nuk bëra asgjë. Dukej si shumë moraliste dhe veprim shumë mendjemadh t’i tregoja aq shumë botuesve për çfarë kishin publikuar rreth këtij shkrimtari. Në mbledhjen që bëmë Kevin Phelan na bëri një pyetje shumë të mirë: “Kur mendonit se tregimet i shkruante një shqiptar, ju i pëlqenit ato, pse të mos i pëlqeni edhe tani që dini autorësinë e tyre të vërtetë?”. Ky trillim i Kevin Phelan-it dhe Bill U’ren-it nuk kishte patur si qëllim mashtrimin, por kishte për qëllim që të promovonin veten si shkrimtarë dhe që çdo trillim i tyre të merrej si i besueshëm. Në një histori të mëvonshme të shkrimtarit Kajanë, personazhi Leni (që punonte zv.shef te hotel “Dajti”) ka shkruar disa histori që mundohej t’ia shiste një redaktori të një reviste letrare në Britani, por pa sukses. “Nuk janë shumë shqiptare nëse më kuptoni çfarë dua të them. Më pëlqejnë marrëdhëniet dhe problemet e familjes, por ku është figura e heroit të vetmuar që luftonte kundër një regjimi, për mendimin e lirë?”- i thotë redaktori i revistës Ian James personazhit tonë Leni. Por nuk ishte ky problemi kryesor. Problemi ishte që unë (dhe të gjithë para meje) mendoja se tregimet ishin shkruar nga një shqiptar i vërtetë në mes të vështirësive. Tani që po shkruaj tregimet e koleksionuara të Jiri Kajane shoh që janë akoma të vlefshme online (siç është dhe libri i fundit “Dimër në Tiranë”), me mbishkrimin “shkrimtari i dytë më i mirë i gjallë shqiptar”, në kopertinë, dhe Kevin Phelan dhe Bill U’Ren janë cilësuar si përkthyesit e librit. Bill U’Ren tani punon si profesor asistent në Kolegjin e Arteve në Baltimore. Ndërsa Kevin Phelan vazhdon të punojë për FBI-në në Kaliforni në një zyrë ku mund të shohësh edhe zyrat që shtohen përditë e më shumë të Google-it. Kjo duket me vend. Publikimet online dhe mundësitë e tij për të përcaktuar vetë pozicionin gjeografik dhe pseudonimet e përdorura në vend të autorëve i kanë bërë më të mundshme se kurrë shakatë. Ato i lejojnë shkrimtarët që të luajnë role të ndryshme, dhe kjo gjë ka një kronologji të shfrenuar. Mjafton të kujtojmë adoleshentin Thomas Rowley ose thjesht Kajanë-n si shembull. Ky është një turp aq i madh, saqë të vjen t’i vrasësh ata.

The Guardian

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›