E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy botët e Bulevardit

Këto janë dy botët që përplasen këtu, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo pritë është armiku i Shqipërisë e i shqiptarëve. Frika që e ndan Shqipërinë, në Shqipërinë e të punësuarve të regjimit dhe në Shqipërinë e të pa punëve. Në Shqipërinë e shërbëtorëve të regjimit, e në Shqipërinë e atyre të mallkuarve prej tij

Nga Edi Rama* - Foto: LSA

Telefoni im gjatë gjithë këtyre ditëve është bërë një kuti, ku mblidhen me shpejtësi marramendëse mesazhe të pafundme. Janë mesazhe shprese, janë mesazhe solidariteti, janë mesazhe urimi dhe dëshirash të ndrydhura. Në shpirtin e shumë kujt që kërkon lirinë, por nuk ka kurajon të bëjë për lirinë atë që të tjerët po bëjnë sot. Ka dhe mesazhe anonime, mesazhe pa fytyrë, mesazhe pa emër, mesazhe pa adresë. Një ndër këto mesazhe sapo më erdhi ndërkohë që po dëgjoja Elsa Lilën.

Në atë mesazh dora cinike kishte shkruar, se të rrish 10 ditë pa bukë nuk ke fuqi të çohesh nga shtrati, e jo më të mbash fjalime si këto që po dëgjojmë. Unë kam një përgjigje për të, e për të gjithë atë cinizëm i cili sot, në pushtet dhe në oborrin e pushtetit ushqen me energji negative gjithë farë lloji ndjesish dhe hamendjesh. Përgjigja ime është: Po, kur një njeri i zakonshëm rri 10 ditë pa bukë për arsye që nuk lidhen me shpirtin e tij, padyshim nuk ka fuqi të ngrihet nga shtrati e mbase nuk ka fuqi as për të marrë frymë. Por kur një njeri i zakonshëm, ndjen nevojën e jashtëzakonshme për liri, për të drejta e dinjitet, nuk është ushqimi që hyn nga goja që ju jep fuqinë për të folur, por është ushqimi që i vjen nga shpirti, që e bën të ngrihet e të rezistojë. Duke thyer çdo ligj të natyrës. Duke thyer çdo kufi nga ato kufij që janë vendosur mes njerëzish normal, në jetën normale, për punët normale të kësaj jete.

E pra motra dhe vëllezër kjo nuk është një përpjekje si të gjitha të tjerat. Dhe fakti që këtë përpjekje e bëjnë plotë e plotë njerëz të zakonshëm, tregon se njerëzit e jashtëzakonshëm kur bëhen bashkë për ideale dhe ide mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Kjo është dhe historia e Evropës që sot ka ditëlindjen e saj. Kjo është edhe historia e Evropës që 65 vjet më parë zmbrapsi makinerinë e tmerrshme fashiste, e 65 vjet më parë hodhi një hap me fuqinë e jashtëzakonshme të imagjinatës.

Paqja në botë mund të rruhet vetëm nëse ndërmarrim hapa të guximshëm krijues, në raport me rreziqet që e kërcënojnë paqen. Kjo është fjalia e parë e deklaratës së 60 vjetëve më parë, 9 maj 1950. Kur Robert Shumani, ministri i jashtëm i Francës, vuri gurin e parë të themelit të Evropës së bashkuar.

Hapat e guximshëm krijues, në praninë e rrezikut janë hapat që çojnë përpara njeriun, shoqërinë, botën. Pa guximin për ta parapërfytyruar si të arritshme atë që mungon, dhe pa guximin dhe pa vendosmërinë për ta gjetur dhe sjellë në realitetin e jetës së përditshme atë që parafytyron, njeriu nuk do të kishte arritur kurrë të ishte ai, njeriu. Njeriu sdo kishte arritur kurrë të shkonte në hënë. Njeriu sdo kishte arritur kurrë ti jepte kësaj bote, përmasën që ajo ka sot. Njeri sdo kishte arritur kurrë të ëndërronte atë që ëndërron sot, se mund të dominoj jo vetëm tokën, por mund të dominojë edhe klimën. Shoqëria njerëzore sdo kishte gjetur kurrë atë që ka sot dhe bota sdo kishte mbërritur kurrë aty ku është sot.

9 maji i vitit 1945 është dita e triumfit mbi të keqen që kërcënoi europën. 9 maji i vitit 1950 është dita e deklaratës që projektoi bashkimin e europës. Dhe motra dhe vëllezër kujtohu sot që të gjithë që bashkimi i europës u krijua mbi fundin e një armiqësie tradicionale dhe fillimin e një miqësie strategjike. Franca dhe Gjermania i kthyen lumenjtë e pafundmë të urrejtjes dhe të gjakut që kishin mbarëshuar me qindra vjet mes tyre, në fuqie energjisë që ndryshoi europën dhe botën në një miqësi dhe bashkëpunimi mes tyre.

Në 9 maj 1945 u mposhtë fashizmi si sistem. Në 9 maj 1950 u ngrit europa, si bashkim i energjisë së lirisë dhe vlerave të demokracisë. Por kam edhe diçka tjetër për 9 majin. Është edhe diçka tjetër që sot e bënë 9 majin në një rastësi fatlume. Në këtë ditë që na mbledh të gjithëve ne pranë kësaj çadre, e diela e dytë e majit është data ndërkombëtare e nënës. E diela e dytë e këtij maji, është sot 9 maj. Në ditën ndërkombëtare të nënës, unë dua ti puth duart nënës së Elisa Spiropalit. Dhe ne të gjithë së bashku I puthim duart Shegës, Anilës, Ledit, Ermonelës, Florës dhe Mimozës. Nënave që sot janë në këtë çadër, sepse jo vetëm i duan fëmijët e tyre si dritën e syve, por duan për fëmijët e tyre lirinë dhe drejtësinë. Që sot u mungon të rejave dhe të rinjve të këtij vendi. Lirinë dhe drejtësinë që sot ju mungon grave dhe burrave të këtij vendi. Lirinë dhe drejtësinë që janë të vetmet shtysa që e çojnë një vend përpara. Lirinë dhe drejtësinë që janë në themelet e europës, me të cilën ne duam të bashkohemi.

Sot në 9 maj të vitit 2010, në zemër të Shqipërisë, në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit është ngritur një çadër që po bën histori. Dhe në anën tjetër, në të majtë e të djathtë të çadrës, qëndrojnë dy godina. Godinat e dy pushteteve që kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i përcakton si pushtet i popullit. Pushteti që bën ligje të mira për popullin, dhe pushteti që i ekzekuton ato ligje. Dhe në ndërkohë sot në 9 maj të vitit 2010, ne ndiejmë, ne shohim, ne prekim, se nga këto dy godina , jo vetëm që nuk dalin ligjet që ne duam, jo vetëm ligjet që shkruhen nuk zbatohen, por nga këto dy godina del përditë fantazma e një frike që shpërndahet kudo. Që shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. Që shpërndahet tek nënpunësit e administratës. Që shpërndahet mes policëve dhe ushtarakëve. Që shpërndahet mes mësuesve e mjekëve. Që shpërndahet mes të gjithë atyre që e kanë një punë dhe që për ta mbajtur atë punë detyrohen të paguajnë haraçin e mbylljes së gojës. Fantazma e një frike që hyn shtëpi më shtëpi. Fantazma e një frike që paralelizon familje më familje. Fantazma e një frike që merr peng burra e gra, vajza e djem, në qytet e në fshat, në veri e në jug, në Shqipëri e në emigracion.

I merr peng me se?

I merr peng me kërcënimin e skamjes. I merr peng me kërcënimin e pa punësisë. I merr peng me kërcënimin e përjashtimit social. E pra lufta me skamjen, lufta me pa mundësinë, lufta me përjashtimin social, është ajo që e bën europën europë. E në këtë luftë identifikohen europianët. Ndërkohë që me këto mjete luftojnë vetëm talebanët. Vetëm pushtetet me sytë pa dritë. Vetëm pushtetet me vesh pa rrugë. Vetëm pushtet që nuk burojnë nga vullneti i popullit kalërojnë mbi skamjen. Kalërojnë duke thënë se po më dole përballë do jesh edhe më i skamur. Kalërojnë duke thënë se do të jesh i pa punë po më dole përballë. Kalërojnë mbi përjashtimin social. Kalërojnë duke mallkuar se do jesh edhe më i mallkuar po më dole përballë. Ndërkohë që qeveritë burojnë nga shprehja e vullnetit të popullit janë ditë e natë pa gjumë. Janë ditë e natë në këmbë. Janë ditë e natë në kërkim të zgjidhjeve kundër skamjes, kundër pa punësisë, kundër përjashtimit social.

Këto janë dy botët që përplasen këtu, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo pritë është armiku i Shqipërisë e i shqiptarëve. Frika që e ndan Shqipërinë, në Shqipërinë e të punësuarve të regjimit dhe në Shqipërinë e të pa punëve. Në Shqipërinë e shërbëtorëve të regjimit, e në Shqipërinë e atyre të mallkuarve prej tij. Në Shqipërinë e atyre që pranojnë një lëmoshë sa një bukë goje, në kompensim të mbylljes së gojës, e në Shqipërinë e atyre që duhet të ikin nëse nuk e pranojnë mbretërinë e pa shpallur të Sali Berishës.

Kjo frikë fik energji të pafund shqiptarësh e shqiptaresh. E shkurajon një fuqi të pa fund njerëzish, në një Shqipëri të vogël. Në një Shqi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›