Maqedoni, sot protesta shqiptare kundër diskriminimit etnik
SHKUP-Mijëra protestues janë gati për të marrë pjesë në protestën me moton “Për Drejtësi” të organizuar sot në Shkup nga Këshilli i Organizatave Shqiptare në Maqedoni.
Organizuesit bënë të ditur se qëllimi i protestës është ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit.
Organizatorët kanë theksuar se janë gati që marshi të nisë në ora 13.00 para Gjykatave themelore në Shkup duke vazhduar më pas drejt Parlamentit, Qeveria dhe duke përfunduar në vendin e fillimit të marshit.
“U bëjmë thirrje gjithë pjesëmarrësve në protestë që të jenë të qetë, të matur, dinjitozë dhe evropianë në paraqitjen e tyre. Edhe një lëshim i vetëm në këtë protestë e dëmton rëndë imazhin e shqiptarëve dhe shkon kundër interesit kombëtar të popullit shqiptar. Kërkojmë nga pjesëmarrësit në marshim që në asnjë mënyrë dhe kurrsesi të mos përdorin fjalor i cili nxit urrejtje në baza të ndryshme”, ka theksuar një nga organizatorët, Valon Kurtishi nga “Illyricum Libertas”.
Pjesmarrësit do të jenë nga Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, etj. Protesta deri tani është mbështetur nga Demokracia e Re, BDK, BDSH por edhe duke përfshirë Lëvizjen VETëVENDOSJE! nga Kosova si dhe një numër të madhe të organizatave e lëvizjeve të tjera. Për mospjesëmarrje në protestë është deklaruar Lëvizja “ZGJOHU!”.
(d.b/BalkanWeb)