Dy çështjet që mbajnë peng reformën parlamentare

Mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord në dy pika, të cilat prekin interpretimin e dispozitave kushtetuese.
"Janë dy çështje të adresuara nga opozita dhe që nuk janë në përputhje me mandatin që ka ky grup pune i ngritur nga Konferenca e Kryetarëve. Të dyja çështjet prekin interpretimin e dispozitave kushtetuese, si ajo që ka të bëjë me votimin e dekreteve të Presidentit dhe ajo që lidhet me fjalën e kryeministrit në seancë plenare. Këto çështje janë jashtë mandatit të grupit të punës dhe nuk mund të adresohen prej tij për t'u diskutuar si amendamente", tha deputeti demokrat Jemin Gjana, pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ai shtoi se të gjitha çështjet e tjera janë pranuar dhe aktiviteti i këtij grupi pune mund të konsiderohet i mbyllur. Përmirësimi i rregullores parlamentare ishte një nga tre pikat e marrëveshjes PD-PS të 14 nëntorit 2011, nga ku u ra dakord ngritja e një grupi pune për këtë qëllim. Ky grup, i përbërë nga katër anëtarë, dy nga secila palë, do të angazhohej për rishikimin dhe përmirësimin e rregullores së Kuvendit, duke marrë si model referimi rregulloren e Parlamentit Evropian dhe rekomandimet e Komisionit Evropian./Start/
2012-04-16 17:42