E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: CEZ do t’i kthejë borxhin KESH-it

 Ndërkohë, po sot, ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, tha se kompania CEZ do të paguaj së shpejti borxhin me 40 milion eurosh Korporatës Energjetike Shqiptare.

 Këtë deklaratë Naço e bëri në takimin që zhvilloi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Çekisë, Martin Kuba. Naço parashtroi privatizimet në sektorët e energjisë, naftës, industrisë minerare.

"Do nxjerrim së shpejti paketën e plotë të aksioneve të kompanisë publike Albpetrol, në Maj do hapim tenderin nderkombëtar për privatizimin e dy HEC-eve, Ulzës dhe Shkopetit, ndërsa në Maj hapim garën për kaskadën e HEC/eve në Osum”, tha Naço.  Gjithashtu, ai njoftoi çeljen së shpejti të garës për dhënien e 100 lejeve minerare për kromin, bakrin, metalofitet, e të tjera  pasuri minerare.

Ministri Naço u shpreh optimist për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Çekinë, të cilat janë të hershme që nga viti 1994, kur u firmos mes dy qeverive marrëveshja e parë për investimet dypalëshe, të cilat u pasuan ndër vite me të tjera në shërbim dhe mbrojtje të bizneseve.  Ministri çek, Martin Kuba, e vlerësoi Shqipërinë si vend ideal për investime dhe çmoi hapat pozitive në fushën legjislative për klimën e investimeve të huaja. “Për investitorët e huaj është lajm i mirë që këtu ka klimë të mirë për biznes dhe Çekia e ka konformuar këtë interes me praninë e kompanisë ÇEZ”,  tha Kuba.

Sipas tij, "sukesesi i ÇEZ është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për Çekinë".  Kuba u shpreh i interesuar për bashkëpunimin e biznesit çek me Shqipërinë, duke veçuar energjetikën dhe industrinë minerare. Gjithashtu ai la të hapur bashkëpunimin me ministrinë e Ekonomisë edhe në fusha të tjera me interes mes partnerësh, të cilat pritet të përfshihen në marrëveshjen që do të firmoset sot në Forumin ekonomik të biznesit shqiptaro- çek. /Start/

                                                                                             2012-04-16 17:25
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›