Dy dekada hasmëri, vritet me 7 plumba 45-vjeçari, në kërkim një person
ELBASAN -Një histori vrasjesh që zë fill në vitin 1994 ka marrë sërish jetë. Dje, një 45-vjeçar, i liruar nga burgu 2 javë më parë, është ekzekutuar në mes të ditës, në mes të qytetit të Elbasanit me 7 plumba, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se viktima është Hyqmet Pisha, babai i një fëmije, ndërsa dyshohet se vrasja është bërë për hasmëri. 45-vjeçari Pisha, kishte lënë qelinë 2 javë më parë, ku kishte vuajtur dënimin për një vrasje. Duket se kjo pistë ka ndihmuar blutë e Elbasanit të arrijnë shumë shpejt tek emri i autorit të dyshuar, që pohohet të jetë 35-vjeçari Festim Korra. Sipas grupit hetimor, viktima Pisha, ka vrarë para 16 vitesh shtetasin Qemal Korra që është vëllai i autorit të dyshuar Festim Korra. Ndërkaq, nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit, Lindita Çalladej, e cila ka marrë një plumb në krah, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
EKZEKUTIMI
Rreth orës 14:00 të së enjtes, një makinë tip "Benz" me targa angleze KJ 53 LUD, është afruar tek një lokal pranë zyrave të gjendjes civile, ose pranë kryqëzimit të teatrit "SKAMPA" dhe një person që gjendej brenda mjetit ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 45-vjeçarit Hyqmet Pasha. Plumbat e shumtë e kanë rrëzuar në tokë 45-vjeçarin që ka mbetur i vdekur në vend. Nga breshëria e plumbave ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit. Pas krimit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorë të zonës i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurës dhe kanë njoftuar policinë. Ndërsa është pyetur nga policia për ngjarjen, Çalladej ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, ndaj nuk ka mundur të shohë autorin. "Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në momentin që dëgjova krismat, pashë që një burrë që ishte në lokal, ra nga tavolina dhe pashë gjak. Kur ndjeva se diçka po më përcëllonte e filloi të më digjte krahu, pashë që më kishin qëlluar edhe mua. Erdhën njerëzit që ishin aty, ma lidhën krahun. Nuk arrita të shihja se nga ku u qëllua", kështu ka rrëfyer para bluve e plagosura.
POLICIA
Sipas grupit hetimor, 45-vjeçari Pisha, është qëlluar me qetësi nga autori, i cili pasi e ka pikasur e ka shënjestruar i qetë ndërsa ishte ulur në tavolinë i vetëm për të konsumuar një birrë. Ai ka mbetur i vdekur në vend pasi ndaj tij, ishte zbrazur një karikator i tërë pistolete të llojit TT, pra 7 plumba. Një pjesë e mire e tyre sipas bluve e kanë kapur viktimën në kokë (ballë). Policia menjëherë pas ngjarjes hodhi dyshimet se atentati lidhej me pistën e hakmarrjes nga familja e personit që kishte vrarë Hyqmet Pisha në vitin 1997. Për këtë krim ai ishte dënuar me 17 vite heqje lirie dhe kishte dalë nga burgu 2 javë më parë, më 29 maj, në liri me kusht. Ndërkaq policia ka identifikuar si autor të dyshuar të këtij krimi shtetasin Festim Korra, 35 vjeç, vëllai i Qemal Korrës, personit të vrarë nga Hyqmet Pisha. Dy orë pas ngjarjes policia gjeti të braktisur në afërsi të Fabrikës së Çimentos në Bradashesh, automjetin e autorit. Mësohet se Pisha, ishte pronar i një pike të grumbullimit të makinave në Elbasan.
PROKURORIA
45-vjeçari Hyqmet Pisha është liruar më 29 maj, në liri me kusht nga Gjykata e Elbasanit. Prokuroria e këtij rrethi e ka apeluar vendimin brenda afatit 10 ditor, me argumentimin se ai nuk mund të lirohet me kusht pasi nuk plotëson kriteret ligjore. Kjo pasi në burgun ku ka vuajtur dënimin, ka pasur dy masa disiplinore për sjellje jo të mirë dhe në të tilla kushte, nuk mund të përfitonte liri me kusht. Për këtë arsye Prokuroria e Elbasanit e ka cilësuar të pa-ligjshëm lirimin e tij, ndërsa ka qenë në pritje të shqyrtimit të apelimit.
Gjykimi i 45-vjeçarit Hyqmet Pisha, deri në Kushtetuese
Viktima, Hyqmet Ramazan Pisha, ishte person me precedentë penal. Ai ishte akuzuar për një vrasje të ndodhur në 1997 dhe ishte dënuar me 17 vjet heqje lirie. Gjykata e Rrethit Elbasan, më 22 dhjetor 2000, e shpalli fajtor Pishën për "Vrasje me paramendim", të kryer në bashkëpunim dhe për "Mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe e ka dënuar me 17 vjet burg. Gjykata e Apelit Durrës më 15 mars 2001, ka prishur vendimin e Gjykatës së Rrethit dhe ka pushuar gjykimin e çështjes, pasi nuk vërtetohet fajësia. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, më 13 qershor 2002, ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit. Gjykata Kushtetuese më tej, ka vendosur shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Kolegjit Penal, pasi as i pandehuri dhe as avokati i tij, s'kanë pasur dijeni për rekursin. Ky vendim është marrë më 17 shkurt 2003. Në vijim Hyqmet Pisha ka përfituar nga një amnisti e ish-Presidentit Bamir Topi, ku iu ulën 2 vjet nga dënimi i mbetur.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)