Haxhinasto: Qeveria e ardhshme, përqasje radikale për mjedisin ne Elbasan
ELBASAN - Kandidati i LSI-së për deputet në qarkun e Elbasanit Z. Edmond Haxhinasto mori pjese në një konference për mjedisin, të organizuar nga qendra e edukimit mjedisor EDEN, të sponsorizuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Austrian Development Cooperation.
"Duke pasur parasysh përmasat e problemit të mjedisit në Elbasan do kisha dashur që ky aktivitet të kishte tërhequr një vëmendje më të gjerë, të të gjithë spektrit politik në Elbasan, edhe te elementëve të tjerë të shoqërisë civile" - tha Haxhinasto.
"Përmasa e problemit në Elbasan është e tillë që nuk mund të zgjidhet në qoftë se nuk do te konvergjojnë përpjekjet e të gjithë faktorëve që të shkojnë drejt zgjidhjes së kësaj problematike" -shtoi ai.
Duke parashtruar alternativen e forcës që ai përfaqëso, Haxhinasto tha: "LSI ka një përqasje për sa i përket çështjes së mjedisit, është një përqasje që e konsideron mjedisin, ruajtjen e tij, si një element dhe vlerë të shtuar, jo si një kosto për zhvillimin por si një faktor që ndihmon zhvillimin dhe kështu do ta konsiderojmë sepse ne këtu flasim për kosto, landfilldin, apo për koston e përpunimit".
Gjate takimit, Haxhinasto vuri në dukje rrezikshmërinë që sjell ndotja e mjedisit tek njerëzit. "Përmasa e trajtimit siç duhet e faktorëve mjedisore është çështje zhvillimore, sepse ajo kondicionin se pari jetën, 150 raste të reja të sëmuresh me kancer shtohen çdo vit në Elbasan. Së dyti kondicionon potencialet e zhvillimit që ka Elbasani si turizmi, bujqësia", por gjithashtu shtoi se "nëse merresh me mirëmbajtjen e mjedisit krijon vlerë dhe punësim që është një çështje kryesore e programit të partisë që unë përfaqësoj".
"Mendoi se qeveria e ardhshme duhet të ketë një përqasje radikale për mjedisin në Elbasan. Eshtë një situatë jo normale që duhet të zgjidhet me një përpjekje shumë më të organizuar, me një plan specifik i cili dallon nga të gjitha qarqet e tjera për këtë problematike të jashtëzakonshme" - shtoi Haxhinasto
Ai vuri theksin ne problemet specifike te qytetit si ndotja e ajrit, trajtimi i mbetjeve urbane apo edhe uji shume i ndotur i lumit Shkumbin do te përmirësohen vetëm duke qene shume rigoroz ne zbatimin e normave, kritereve dhe ligjeve.
(BalkanWeb)