Dy ekipe shqiptare nën hetim nga UEFA

Dy ekipe të futbollit shqiptar janë nën hetim nga UEFA. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të UEFA-s ku nën hetim janë ekipet e Tiranës dhe të Vllaznisë. Hetimi po bëhet pasi dyshohet se këto dy skuadra kanë manipuluar disa ndeshje ndërkombëtare.
Kështu ekipi i Tiranës është nën hetim për ndeshjen e zhvilluar në 21 korrik të këtij viti kundër ekipit të Stabaek ndërsa ekipi i Vllaznisë është nën hetim për ndeshjen me Rapidin e Vjenës. Presidenti i ekipit të Tiranës Refik Halili në një lidhje telefonike për "Ora NeWs" ka theksuar se është i sigurtë që Tirana nuk ka bërë asnjë manipulim me ndeshjet sepse sipas tij ekipi i Tiranës ka qenë model për futbollin shqiptar. Sipas Hlilit të dhënat e publikuara nga UEFA janë tendencioze dhe janë dhënë nga FSHF-ja me tendencë për të sulmuar atë personalisht. Ai gjithashtu theksoi se do të mblidhet menjëherë kryesai e këtij ekipi për të diskutuar për hetimin e UEFA-s
Ndërkohë për hetimin e këtyre dy skuadrave ka reaguar edhe FSHF-ja sipas së cilës dyshimet për nedhjat e shitura janë jo pozitive për Shqipërinë. Fshf-ja ka theksuar se është njoftuar për hetimin e ndeshjeve ëpr këto dy skuadra por do të presë përfundimin e hetimeve.