E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prespektiva europiane e Kosovës, e pandalshme

Zëvendëskryeminitri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se prespektiva europiane për Kosovën është e pandalshme. Sipas tij Kosova do të përfshihet në dinamikën për liberalizimin e vizave dhe prezenca e EULEX-it është një sinjal i qartë që Kosova do të bëhet së shpejti pjesë e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Gjithashtu Meta ka shprehur edhe kënaqësinë e tij për standartet e zgjedhjeve lokale në Kosovë duke theksuar se është nëj shenjë e mirë edhe pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje.
Sipas Metës edhe Shqiëpria do të punojë që të çohen përpara marrëdhëniet edhe me Serbinë si një vend i rajonit duke shtuar se Serbia duhet të këtë një qasje më realiste ndaj realitetit të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›