Dy fantazistë për Interin?
Pas ndeshjes me Barin, trajneri i Interit Mourinjo kishte një shprehje trishtimi në fytyrë. Por para derbit, mund t’i kthehet sërish buzëqeshja.
Presidenti i klubit, Masimo Morati, është i gatshëm t’i bëjë teknikut portugez dy dhurata. I pari i shumëpritur, i dyti krejtësisht i papritur. Mbërritja e Uesli Shnajderit nga Reali i Madridit është vetëm çështje kohe (nuk u grumbullua për trofeun “Bernabeu” dhe gjithashtu iu mor numri 10). Ndërkohë, janë në rrugë të mbarë bisedimet në lidhje me një shkëmbim Suazo-Baptista.
“Dorëzimin” e sulmuesit të Romës tek “i veçanti” e bëri në mënyrë indirekte presidenti i Xhenovas, Preciozi, që u shpreh tepër i kënaqur nga suksesi i ekipit të tij ndaj verdhekuqve, sepse “të mundësh Romën nuk është e lehtë për askënd, aq më tepër që të dielën do të jetë edhe Suazo.” Ish-sulmuesi i Kaljarit mund të vihet nën urdhrat e Spaletit, duke u shkëmbyer me Baptistën, që do të forconte organikën zikaltër.