E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti lavdëron Milanin

Trajneri i Çelsit, Karlo Ancelotti, është impresionuar duke shikuar Milanin derisa mposht Sienën me rezultat 2-1. 50-vjeçari, i cili drejtoi Milanin nga viti 2001 deri në fund të sezonit të kaluar, ka lavdëruar ish-ekipin e tij.
"Pash një Milan të shkëlqyeshëm. I uroj secilit", ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport.
Milani do të ketë një test të vështirë në fundjavën e ardhshme, pasi do të përballët me rivalin e qytetit.
Ancelotti, në anën tjetër, është duke shijuar një sukses edhe në Angli, pasi ka fituar pikët maksimale, nëntë, nga tre ndeshjet e para në Ligën Premier.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›