E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, luhen ndeshjet e kthimit

Belgët e Anderlehtit do të presin Olimpikun e Lionit. Pas fitores 5-1 një javë më parë, skuadra franceze është pothuajse e kualifikuar.

Në Spanjë, Atletiko e Madridit do të luajë në stadiumin “Vinsente Kalderon” ndaj grekëve të Panathinajkosit. Spanjollët janë më të favorizuar pas fitores në Greqi me rezultatin 2-3.

Në ndeshjen tjetër, hungarezët e Debreçenit do të presin në fushën e tyre bullgarët e Levskit të Sofies, pas fitores në fushën e këtyre të fundit 1-2.

Salzburgu do të udhëtojë drejt Izraelit me disavantazhin 1-2 të ndeshjes së parë ndaj Makabi Haifa.

Në ndeshjen e fundit, zvicerant e Zyrihut do të presin kampionët e Lituanisë, Ventspils. Vendasit janë një hap larg kualifikimit, pas rezultatit 0-3 në ndeshjen e parë.

Ja ndeshjet që do të luhen sot:

Anderleht – Lion  (1-5)
Atletiko Madrid – Panathinajkos  (3-2)
Debreçen – Levski Sofie  (2-1)
Makabi Haifa – Salzburg  (2-1)
Zyrih – Ventspils  (3-0)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›