E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy fjalë lidhur me artikullin e gazetarit Mero Baze, botuar në gazetën “Albania”



Botuesit e gazetës “Albania” u njoftuan rreth një artikulli polemizues të gazetarit Mero Baze, botuar para dy ditësh në këtë gazetë. Nisur nga fakti se autori i shkrimit në një pasazh përmend edhe botuesit e kësaj gazete, sqarojmë si më poshtë: Botuesit e gazetës “Albania” nuk i kanë të lidhura zhvillimet dhe fatet e biznesit me njërën apo tjetrën qeveri, me Sali Berishën apo me Edi Ramën, me Fatmir Mediun apo qoftë ky edhe Nard Ndoka, por me rregullat dhe ligjet e tregut të lirë. Sigurisht që trafiku i influencave është një nga elementet më korruptive të shoqërive në tranzicion, por artikullshkruesi e kompromenton idenë e mirë të këtij shkrimi kur sjell shembuj manipulativë dhe aspak të vërtetë. Megjithatë, në këtë rast, duke dashur ta ndihmojmë gazetarin Mero Baze, i sugjerojmë që të thellohet më shumë në të kuptuarit e sistemit të tregut të lirë, gjë që do ta ndihmonte që të mos jetë kaq shumë armiqësor me sistemin ku kemi hyrë dhe ku duam të shkojmë…
Me konsideratë, botuesit e gazetës “Albania”.

21 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›