Landfilli i Rubikut, Ministria e Ekonomisë heq përgjegjësinë nga vetja
Të dhënat u mblodhën nga Bashkimi Europian. “Albania” faktoi falsitetin e këtyre të dhënave
Habjon Hasani
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas dy muajsh heshtje në lidhje me projektin e ndërtimit të landfillit në Rubik. Në komunikimin e saj kjo ministri ka pretenduar se ky landfill ka qenë tërësisht nën përgjegjësinë e ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Mjedisit. Kjo ministri i ka konsideruar të pavërteta dy faktet e botuara në gazetën “Albania”. Pikësëpari, faktin se të dhënat e masivit të kontaminuar janë bërë nga ekspertë të huaj (por të paverifikuara për saktësinë e tyre) dhe se projekti nuk zhvillohet në një terren të cilin e menaxhon një firmë turke në sajë të marrëveshjes koncesionare. Në fakt, duket se këto dy pretendime të ministrisë janë të vetmet që nuk përkojnë me të vërtetën. Pikësëpari, në marrëveshjen koncesionare mes firmës “Ber Oner” dhe qeverisë shqiptare (marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti), Uzina e Rubikut përfshihet në këtë marrëveshje me gjithë kapacitetet e saj, pra dhe zonën e hedhjes së skorieve, ku do zbatohet ky projekt. Kësisoj, është e qartë se kjo ministri ka tejkaluar kompetencat dhe është “futur” në një territor që Parlamenti ia ka njohur si koncesion një firme turke.
Studimi
Të dhënat për kontaminimin e zonës janë bazuar në një studim të vitit 2000 (nga ekspertë të huaj), që në mënyrë të çuditshme i dedikon një përqindje shumë të lartë aciditeti dheut të shesh-punimit të fabrikës në Rubik dhe kontaktit të mundshëm të tij me ujin e lumit. Shkallën e aciditetit e përcakton vlera e Ph (pehashit). Nëse i referohesh studimit në fjalë, Ph është përcaktuar me koeficientin 3. Për cilindo që ka njohuri minimale nga përbërësit kimikë, është e qartë se kjo vlerë aciditeti do të shkrinte dhe hekurin, pasi bëhet fjalë për një përqendrim të atillë të acidit që mund të gjendet vetëm e stimuluar në laboratorë dhe kurrsesi në natyrë. Për të sqaruar këtë koeficient, vlen të theksohet se Ph-i nga vlera 1-7 nënkupton një masë me përmbajtje acide. Norma ndërkombëtare e Ph-it përcakton se për t’u krijuar shiu acidik, Ph-i duhet të jetë me koeficient 6-9. Jo vetëm kaq, por vetë normat ndërkombëtare paracaktojnë se kur niveli i Ph-it arrin në ujë koeficientin 4.5, atëherë "përvëlohen" të gjitha gjallesat nënujore. Kësisoj, koeficienti 3 i Ph-it, i paraqitur në projekt, flet për një zonë ku nuk mund të ekzistojë jo vetëm asnjë gjallesë njerëzore. Nisur nga kjo e dhënë del qartë se kemi të bëjmë me një manipulim ekstra-amatoresk dhe tërësisht të gënjeshtërt.
E vërteta
Për masivin e pretenduar si të kontaminuar nga projekti i financuar nga Bashkimi Europian, "Albania" ka mundur të sigurojë të dhëna shkencore që nuk flasin vetëm për përbërjen e tij në kohët e sotme, por edhe për përmbajtjen e tij që në kohën kur filloi të shtresëzohej. Të dhënat janë marrë nga buletine zyrtare të kohës, sipas periudhës përkatëse. Që kur filluan gërmimet në shkëmb për nxjerrjen e bakrit (i cili ndodhej në thellësi të skajshme të malit) ka filluar dhe shtresëzimi dhe ngjeshja e materialit shkëmbor të gërmuar. Ky proces është i ndarë në tri etapa. Etapa e parë filloi në vitin 1936, e dyta në vitin 1946 dhe etapa e tretë rreth viteve '70. Sipas të dhënave zyrtare, të gjitha sheshet e furrave të shkrirjes së metalurgjisë në Rubik janë ndërtuar me mbushje sterile të dale nga Miniera e Rubikut që në vitin 1936. Të dhënat zyrtare dhe përllogaritjet e bëra për këtë shtresë të parë nuk japin asnjë orientim lidhur me përbërjen nga ndonjë komponent kontaminues. Etapa e dytë fillon në vitin 1946, fill pas çlirimit, kur filloi të ravijëzohet dhe shtresa e dytë e masivit të shesh-punimit. Këto sheshe u zgjeruan me skorie, e cila dilte nga furrat e shkrirjes së mineralit. Etapa e tretë daton nga mesi i viteve '70 e deri sot. Shtresa e krijuar gjatë gjithë kësaj kohe në shesh-punimin pranë impiantit të përpunimit përmban një sasi të konsiderueshme minerali dhe koncentrati të papërpunuar (të dhënat për të tria shtresat janë dhënë me tabelë).
Rezultatet: Përmbajtja e masivit, asnjë gram i kontaminuar
Shtresa 1 (1936-1946)
Sio2 12-24%
Fe 25-35%
S 10-36%
Zn 0.2-1.5%
Al2O3 3-8%
CaO 2-6%
MgO 1-2%
Elementet janë të gjitha konform normave ndërkombëtare
Shtresa 2 (1946-1975)
SiO2 35-37%
Fe 33-34%
S 1%
Zn 0.5-0.7%
Al2O3 4-7%
CaO 6-9%
MgO 2-3%
Cu 0.2-0.3%

Shtresa 3 (1975-2008)
Cu 8-12%
SiO2 6-9%
Fe 30-33%
S 25-32%
Zn 4-6%
Al2O3 2.5-3%
CaO 1.5-3%
MgO 0.4-0.5%
Co 0.005-0.008%

22 Prill 2008