Curri-Bylykbashi, garë penalltish
Sfida e madhe midis dy “kolonive” shqiptare në Ukrainë, ajo midis Vorskla Poltava dhe Kryvbas Krivyi, më skuadrat e të cilave aktivizohen plotësisht tetë futbollistë shqiptarë, - nga katër për çdo ekip – u mbyll me fitoren e Vorskla Poltava 2-1.
Takimi morri ngjyra tërësisht shqiptaro-kosovare, pasi si kosovari Debatik Curri ashtu edhe elbasanasi Dorian Bylykbashi lanë firmat e tyre në harkun e90 minutave me golat e tyre, të realizuar me të njëjtën mënyrë, me 11 –metërsh. Markoski shënoi i pari për Vorsklën në minutën e 13-të. Ish-kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi, barazoi me penallti në minutën e 63-të. Kur ndeshja dukej se ekipet do të ndanin nga një pikë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, realizoi në minutën e parë shtesë golin e fitores nga pika e bardhë.
Tare- Trajneri i Lacios, Delio Rosi bëri publike listën e lojtarëve të thirrur për transfertën e së dielës kundër Katanias së Valter Zengës. Në listë është edhe Igli Tare. Sulmuesi shqiptar, i cili ndodhet në një gjendje të mirë fizike mund të luajë ashtu si ndeshjen e fundit, kundër Sienës nga minuta e parë. Kundër Katanias mungon kosovari Valon Behrami, ende i parikuperuar. Delio Rosi: “Matematikisht nuk e kemi siguruar mbijetëës. Zenga? E njoh pk, por duket që ka dëshirë dhe eksperiencë”.
Behrami- Valon Behrami pas sirenave nga Juventusi dhe Bajerni i Munihut, duket shumë pranë largimit nga Lacio. Kosovari me pasaportë zvicerane, sipas calciomercato.com, refuzoi rinovimin e kontratës për shumën 600 mijë euro në vit për pesë sezonet e ardhshme, të ofruar nga presidenti i Lacios, Klaudio Lotito. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se ndërkombëtari zviceran është drejt lamtumirës më mbarimin e sezonit.
Memelli- Sulmuesi shqiptar i skuadrës suedeze Gais është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me grupin në stërvitje. “Trajneri është i kënaqur me rikthimin tim, dhe unë personalisht mezi pres të shijoj minutat e para në edicionin e ri”, - tha Memelli për “Albania”. Gais, që në ndëshjen e fundit barazoi 2-2 në derbin me Goteborgun, skuadrën tjetër të qyteti ka grumbulluar 5 pikë në 5 takime. “Objektivi ynë sezonal është të jemi midis gjashtë më të mirëve”, - theksoi ish-sulmuesi i Bran Bergenit në Norvegji. Takimi i radhës për Gais është ai në transfertë kundër Djurgårdens IF, i programuar për ditën e hënë, më 21 mars.
Malaj, zanati i ri. Gol nga gjuajtja e lirë
Geri Malaj po shndërrohet në një brazilian tipik. Mesfushori i i kampiones Deportivo la Korunja për të rinjtë “Juvenil A” në zonën e Galicisë në Spanjë, shënoi me gjuajtje direkt golin e dytë në fitoren 2-0 kundër Pontevederës, çka tërhoqi sërish mediat iberike. “Megjithëse kanë pesë javë që kanë fituar kampionatin, Deportivo vazhdon të fitojë të gjitha ndeshjet. I mjafton të fitojë ndeshjen e fundit për të vendosur edhe një rekord me 30 ndeshje pa humbur. Një rekord i vërtetë”, - shkruan gazeta sportive spanjolle. Të dielën, Deportivo luan ndeshjen e fundit të kampionatit kundër “Kultural Leonesa” të qytetit Leon, ndërkohë që nga 5-11 maj, në Madrid do të zhvillohen edhe “Liga e Kampioneve” të Spanjës, me ekipet fituese të kampionateve të rinjve nga rajonet të Spanjës. Për të parë nga afër progresin e jashtëzakonshëm të kuçovarit Gei Malaj, i thirrur edhe me përfaqësuesen U-21 në ndeshjen miqësorë kundër Turqisë (në Elbasan), në Madrid do të udhëtojë edhe menaxheri i njohur shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata. “Edhe drejtuesit e Deportivos e njohin axhendën time”, - tha Vata për “Albania” nga qyteti i Shkodrës. “Unë do të udhëtoj të dielën drejt Skocisë, e më pas menjëherë do të jem në Madrid. Është një eveniment i madh dhe është krenari të shohësh një lojtar shqiptar, për më tepër kapiten, që tërheq vëmëndjen e medias dhe menaxherëvë të shumtë”.
Konfirmohet miqësorja me Poloninë
Shqipëria është shumë pranë rikthimit zyrtar në FIFA. Organizmi më i lartë i futbollit botëror i bëri me dije Federatës Polake të Futbollit të marrë masat e duhuara për zhvillimin e miqësores së 27 majit, duke u bërë garanti i saj. Afati i fundit i vendosur nga federata polake ishte 20 maji. Trajneri Ari Han, pasi humbi dy miqësoret me Arabinë e Moldavinë, do të grumbullojë ekipin Kombëtar në Gjermani, në periudhën 21-27 maj. Holandezi ka kërkuar në FSHF zhvillimin edhe të dy miqësoreve të tjera, përpara sfidës zyrtare me Suedinë për eliminatoret e Kampionatit Botëror.
Shumi, dy gola për bamirësi
Pilotët të Formula 1, por edhe golashënues të lindur. Vitantonio Liuzzi shënoi katër, dhe Mikael Shumaker realizoi dy gola në fitoren 7-2 të skuadrës së futbollit të formuar me pilotë nga botar e Formula 1 kundër ekipit të formuar nga ish-yje të spektaklit “Grande Fratello” të Mediaset. Tre mijë shikues ndoqën ndeshjen e bamirësisë.
Ançeloti: “Do ti heqim titullin Interit”
Trajneri i Milanit, Karlo Ançelotim beson akoma në kualifikimin për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. “Me pesë fitore jemi ne Ligën e Kampioneve, - tha ai, - por, arrijmë edhe një objektiv tjetër, i heqim titullin Interit. Është një monent delikat, kundër Rexhinës është një ndeshje delikate. Kemi dhuruar shumë, edhe pse kemi bërë paraqitje të mira”.
“The Sun”: Erikson drejt Valencias në Spanjë
Tabloidi i njohur britanik “The Sun” shkrua se në fund të sezonit, suedezi Sven-Goran Eriksson mund të lërë bankinën e Manchester City për të shkuar në Spanjë përtë stërvitur Valencien. Zërat nga Anglia pohuan gjithashtu se miliarderi i Siti, ish-kryeministri tajlandez Taksin Shinavatra këmbënguli për blerjen e Ronaldinjos, edhe pse ky i fundit është shumë afër kalimit te Milani.
21 Prill 2008