E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gazeta tërheqin mbështetjen për Brownin

Dy gazeta britanike tërhoqën mbështetjen për Kryeministrin e Britanisw, Gordon Brown, duke i dhënë një goditje tjetër udhëheqësit të Partisë Laburista, para zgjedhjeve të përgjithshme të javës së ardhshme.

Në një artikull redaksional, të botuar në numrin e gazetës The Times, thuhet se e përditshmja mbështet kandidatin konservator David Cameron, duke shprehur përkrahje për Partinë Konservatore për herë të parë në 18 vjetët e fundit.

Artikulli thekson se ekonomia ka qenë çështja thelbësore e këtij vendimi, duke e akuzuar partinë e zotit Brown për shpenzime të tepruara.

Ndërkaq, gazeta Guardian ka dalë në mbështetje të Liberal-Demokratëve, të udhëhequr nga Nick Clegg, duke thënë se kjo parti pasqyron “frymën e përgjithshme kombëtare për ndryshime të mirëfillta”.

Popullariteti në rritje i Liberal-Demokratëve ka ndryshuar karakterin e zgjedhjeve parlamentare në Britani, të cilat tradicionalisht mbi-sundohen nga Partia Laburiste dhe ajo Konservatore.

Anketat parashikojnë se asnjë parti e vetme nuk do të sigurojë shumicën e nevojshme, duke çuar në spekulime për një koalicion qeveritar të Liberal Demokratëve me një parti tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›