E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe mbështet negociatat izraelito-palestineze

Liga Arabe përkrah rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Afërme. Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa është shprehur, se Liga ka miratuar në Kairo bisedime indirekte mes palestinezëve dhe Izraelit.

Krye-ndërmjetësuesi palestinez, Saeb Erekat tha se Liga mbështet gjithashtu kërkesën që Izraeli të mos vazhdojë zgjerimin e ngulimeve në Jordanin Perëndimor.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ishte shprehur më parë, se bisedimet indirekte duhet të fillojnë javën e ardhshme, kur të udhëtojë në rajon i dërguari i posaçëm amerikan, George Mitchell.

Qeveria izraelite përshëndeti deklaratën e Ligës arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›