E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gra prostituojne te mituren e zhdukur

Nje e mitur ne kerkim prej kater ditesh nga prinderit qe e denoncuan si te zhdukur, u gjet dje ne qender te kryeqytetit me dy femra qe policia i cileson shfrytezuese prostitucioni. Zyrtaret e Seksionit te Krimeve Seksuale dhe lirise se personit te Tiranes deklaruan dje se forcat e Komisariatit nr 4 gjeten ne sheshin “Skenderbej” 14-vjecaren me inicialet M.F, per te cilen kishte mberritur nje denoncim si e humbur. Sipas familjes se te vogles, ajo here pas here ka shfaqur luhatje mendore. Ne keto kushte, nisur dhe nga fakti se vajza u shpreh qe eshte larguar me deshire nga shtepia, policia shpreh bindjen se problemet psikike kane stimuluar vendimin e te mitures per te qendruar disa dite larg shtepise, nen shoqerine e dy prostitutave. Ndaj vajza eshte mashtruar lehte nga dy femrat me ngjyre te moshes 20 dhe 25 vjece, te cilat merren me ushtrim prostitucioni. Dy te dyshuarat u shoqeruan per ne Komisariatin nr. 4., ku nuk pranuan akuzen gjate marrjes ne pyetje. Ndersa burime zyrtare te policise thane se deri ne sqarimin e plote te ngjarjes do te jene nen hetim, duke refuzuar t’u publikohet identiteti deri ne perfundim te hetimit.
Prinderit e te mitures kishin depozituar ne Komisariatin nr. 4 nje denoncim per humbjen e vajzes se tyre qe prej 20 shkurtit te ketij viti. Ndersa e kane kerkuar te te afermit, agjentet e zbuluan 14-vjecaren mengjesin e djeshem prane sheshit “Skenderbej” ne Tirane ne shoqerine e dy femrave te tjera, qe dyshohen si ushtruese te prostitucionit. Burime te policise thane se vajza eshte mashtruar per qellime prostitucioni dhe sipas rrefimit te prinderve here pas here shfaqte shenjat e nje semundje psikike. Dy femrat u moren ne pyetje per disa ore, duke mohuar qe ta kishin shfrytezuar te mituren. Ato, sipas policise, pretenduan se e kishin gjetur ne rruge dhe se po e ndihmonin. Gjithsesi, mesohet se do te jene nen hetim per mashtrim me qellime te shfrytezimit per prostitucion.
Menjehere pas gjetjes se 14-vjecares, eshte njoftuar familja e saj per ta kthyer ne banese. Specialiste te Seksionit te Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit, ne prezence te nje psikologu moren ne pyetje te mituren ne Komisariatin nr. 4 dhe ajo ka rrefyer se dy femra e kishin marre me vete, duke e mashtruar dhe nxjerre ne shesh. Madje, vajza ka thene se do te trafikohej per prostitucion. Ndersa e pyetur perse ishte larguar nga banesa pa lejen e prinderve, 14-vjecarja eshte shprehur se ka ikur me deshire.
Prinderit: “Vajza eshte mashtruar”
Prinderit e se mitures deshmuan dje per policine se vajza e tyre kishte shfaqur disa here shenja te nje semundjeje psikike dhe kjo mund te jete arsyeja qe eshte mashtruar me qellime prostitucioni. Te dyshuarat mbahen ne ambientet e policise se Tiranes, deri ne perfundim te hetimeve e verifikimit te akuzave, te cilat nuk i pranuan. Pas hetimeve te para e mitura i eshte dorezuar familjareve, nderkohe qe dosja eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes. Prinderit jane keshilluar qe te jene me te kujdesshem me vajzen e tyre, ndersa per dy femrat e shoqeruara nuk ka ende nje akuze konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›